Hadithet e ngjashme me hadithin 1898
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1899. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Enesi, i çrobëruari i fisit tejmij, e këtij i ka treguar babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të hyjë muaji Ramazan, hapen portat e qiellit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1899
Fjalë të panjohura?
1898. Nga: Ebu Hurejra
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Ebu Suhejli, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vijë Ramazani, hapen portat e Xhenetit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1898
Fjalë të panjohura?