Hadithet e ngjashme me hadithin 1910
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1910. Nga: Umu Seleme
Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu, e ky nga Ikrime ibn Abdurrahmani se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u betua se nuk do t'u afrohej grave të veta një muaj. Kur kaluan njëzet e nëntë ditë, shkoi (tek ato) në mëngjes, - ose ka thënë: në mbrëmje. - I thanë: “Ti je betuar se nuk do të shkosh (tek ato) për një muaj.” Ai tha: “Muaji është njëzet e nëntë ditë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1910
Fjalë të panjohura?