Hadithet e ngjashme me hadithin 2364

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

745. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e këtij i ka rrëfyer Nafi ibn Omeri, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Mulejke se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, një ditë, Pejgamberi ﷺ e fali namazin e eklipsit. Në fillim, qëndroi gjatë në këmbë, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, u ngrit dhe sërish qëndroi gjatë në këmbë, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë në të. U ngrit (nga rukuja), pastaj ra në sexhde dhe qëndroi gjatë, u ngrit dhe sërish ra në sexhde dhe qëndroi gjatë. Pastaj u ngrit në këmbë dhe qëndroi gjatë, ra në ruku dhe qëndroi gjatë, u ngrit (prej rukusë) dhe qëndroi gjatë, pastaj sërish ra në ruku dhe qëndroi gjatë. U ngrit (nga rukuja e dytë) dhe ra në sexhde, ku qëndroi gjatë, pastaj u ngrit (nga sexhdja, ulur) e sërish ra në sexhde dhe qëndroi gjatë. Pasi e kreu (namazin), tha: “M'u afrua Xheneti, saqë, sikur të doja, do t'ju kisha sjellë një kalavesh (rrushi prej tij). Dhe, m'u afrua Zjarri, saqë thashë: “O Zoti im! A edhe unë jam me ta?” Aty pashë një mace duke çjerrë me thonj një grua. Thashë: “Ç'është puna e kësaj?” Thanë: “E ka ngujuar (macen) derisa ka ngordhur nga uria: as e ushqente, as e linte të lirë për të gjuajtur.”

Nafiu thotë: Mendoj se ka thënë: “... për të gjuajtur gjallesa të tokës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 745

Fjalë të panjohura?