Hadithet e ngjashme me hadithin 2642
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1367. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz kaluan pranë një xhenazeje, të cilën e lavdëruan, e Pejgamberi ﷺ tha: “Iu sigurua.” Pastaj kaluan pranë një tjetre, për të cilën folën keq, e ai tha: “ Iu sigurua.”[1] Omer ibn Hatabi pyeti:
- Çfarë iu sigurua?
- “Atij që e lavdëruat, iu sigurua Xheneti, kurse këtij që folët keq, iu sigurua Zjarri. Ju jeni dëshmitarët e Allahut në Tokë”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1367
Fjalë të panjohura?