Hadithet e ngjashme me hadithin 288
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
286. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na kanë treguar Hishami dhe Shejbani, e këta dy nga Jahjai se Ebu Seleme thotë: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A binte Pejgamberi ﷺ për të fjetur duke qenë xhunub?” Ajo më tha: “Po, vetëm merrte abdes.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 286
Fjalë të panjohura?
288. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Xhaferi, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ donte të flinte, ndërkohë ishte xhunub, së pari e lante organin gjenital, pastaj merrte abdes sikurse për namaz.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 288
Fjalë të panjohura?