Hadithet e ngjashme me hadithin 290
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
287. Nga: Omer ibn Hatabi
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “A na lejohet të flemë duke qenë xhunub?”
Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Po, nëse dikush merr abdes, mund të flejë, edhe nëse është xhunub.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 287
Fjalë të panjohura?
290. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi i përmendi të Dërguarit të Allahut ﷺ se ndonjëherë bëhet xhunub gjatë natës, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Merr abdes dhe pastroje organin gjenital, pastaj fli.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 290
Fjalë të panjohura?