Hadithet e ngjashme me hadithin 307
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
307. Nga: Esma bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hishami, e ky nga Fatime bint Mundhiri se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një grua e pyeti Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë të veprojë ajo që gjaku i menstruacioneve ia ndot rrobat?” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nëse gjaku i menstruacioneve ia ndot rrobat, atëherë le ta fërkojë me maja të gishtërinjve, pastaj le ta shpëlajë me ujë dhe le të falet me të.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 307
Fjalë të panjohura?
227. Nga: Esma bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka treguar Fatimja se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Çfarë duhet të veprojë ajo që menstruacionet ia ndotin rrobat?” Ai tha: “E gërryen, pastaj e fërkon në ujë me maja të gishtërinjve e pastaj e shpëlan me ujë dhe më pas mund të falet me të.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 227
Fjalë të panjohura?