Hadithet e ngjashme me hadithin 4

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

4. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ibn Shihabi ka thënë: Më ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po tregonte rreth periudhës së ndërprerjes së shpalljes, tha: “Ndërsa ecja, dëgjova një zë nga qielli. Kur ngrita shikimin, pashë të njëjtin melek që më pati ardhur në shpellën Hira, ulur në një karrige ndërmjet qiellit dhe tokës. Më kaploi frika nga kjo pamje, andaj sërish u ktheva e thashë: “Më mbuloni!, Më mbuloni! Atëherë Allahu i Lartësuar shpalli: “O ti i mbështjellë! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje! Petkat e tua pastroji! Dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!” (Mudethir, 1-5) Që atëherë, shpallja vazhdoi të zbriste pa u ndërprerë.

(Transmetimin e Jahja ibn Bukejrit) e ka fuqizuar transmetimi i Abdullah ibn Jusufit dhe Ebu Salihut. (Ndërkaq, transmetimin e Ukajlit) e ka fuqizuar (transmetimi i) Hilal ibn Redadit nga Zuhriu. Junusi dhe Mameri kanë thënë (në trasnmetimin e tyre nga Zuhriu): “I hyri dridhma.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4

Fjalë të panjohura?