Hadithet e ngjashme me hadithin 4520

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1665. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ferve ibn Ebu Magrai na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hisham ibn Urve se Urve tregon: “Në kohën e injorancës njerëzit e bënin tavafin të zhveshur, përveç humsëve. Humsët kanë qenë kurejshët dhe pasardhësit e tyre. Këta (humsët) u dhuronin njerëzve gjëra të ndryshme (për hir të Allahut). Kështu, burrat u jepnin rroba burrave të tjerë për ta kryer tavafin, kurse gratë u jepnin grave për ta kryer tavafin. Ndërkaq, ata të cilëve humsët nuk u jepnin, e bënin tavafin të zhveshur. Ndërsa njerëzit e tjerë niseshin prej Arafatit, humsët niseshin prej Muzdelifes.

(Hishami ka thënë:) Babai im më ka transmetuar nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ajeti vijues ka zbritur për humsët: “Pastaj nisuni prej nga nisen edhe njerëzit e tjerë...” (Bekare, 199) Pra, ata niseshin (drejt xhemrave) prej Muzdelifes, andaj qenë urdhëruar të niseshin prej Arafatit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1665

Fjalë të panjohura?