Hadithet e ngjashme me hadithin 5381

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

422. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Shkova) në xhami, ku e hasa Pejgamberin ﷺ me disa njerëz e më pyeti:

- “A të ka dërguar Ebu Talhai?”

- Po, - i thashë.

- “Po na fton për ushqim?” - pyeti Pejgamberi ﷺ.

- Po, - i thashë.

- “Ngrihuni të shkojmë!” - u tha atyre që ishin përreth tij dhe u nisën, ndërsa unë ecja para tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 422

Fjalë të panjohura?