8. Namazi

1. Nënkapitulli: Si u bë obligim namazi në Isra?

Ibn Abasi ‎ka thënë: "Më ka treguar Ebu Sufjani, nga biseda që kishte pasur me Herakliun, se ka thënë: "Pejgamberi ﷺ‎‎ na urdhëron të falim namazin, të jemi të sinqertë dhe të ndershëm."

349. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Dherri transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: (Një natë,) teksa isha në Mekë, u hap çatia e shtëpisë dhe zbriti Xhibrili, i cili ma hapi gjoksin dhe ma pastroi me ujë Zemzemi. Pastaj, solli një enë prej ari, të mbushur me urtësi e besim dhe ma derdhi në gjoks e ma mbylli (gjoksin). Më pas, më kapi për dore dhe më ngriti deri në qiellin e dynjasë. Kur arritëm aty, Xhibrili i tha rojës së qiellit:

- Hape.

- Kush është? - pyeti roja.

- Xhibrili.

- A është ndokush me ty? - pyeti roja.

- Po, me mua është Muhamedi ﷺ, - ia ktheu Xhibrili.

- A i ka zbritur shpallja? - pyeti roja.

- Po, - tha Xhibrili.

Pasi e hapi derën, përshkuam qiellin e dynjasë, kur ja, një burrë ulur, në të djathtën e të cilit ndodheshin turma njerëzish e po ashtu në të majtë të tij. Sa herë që shikonte në të djathtë, qeshte, e, sa herë që shikonte në të majtë, qante. (Kur më pa) më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe bir i mirë!”

E pyeta Xhibrilin:

- Kush është ky?

- Ademi. Ndërkaq, këto turma në të djathtë dhe të majtë janë pasardhësit e tij. Këta nga e djathta janë banorët e Xhenetit, kurse turma në të majtë janë banorët e Zjarrit. Sa herë që shikon në të djathtë, qesh, e, sa herë që shikon në të majtë, qan, - tha ai.

Kur u ngjitëm te qielli i dytë, (Xhibrili) i tha rojës së qiellit: “Hape.” Edhe ky e pyeti sikurse i pari, pastaj e hapi derën.”

Enesi thotë: “Pastaj Pejgamberi ﷺ tregoi se i ka parë nëpër qiej Ademin, Idrisin, Musain, Isain dhe Ibrahimin, paqja e Allahut qoftë mbi ta! (Ndërkaq, Ebu Dherri, në transmetimin e tij) Nuk përmend vendqëndrimet e tyre, përveç për Ademin, për të cilin ka thënë se është në qiellin e dynjasë dhe për Ibrahimin, se është në qiellin e gjashtë.

Enesi thotë: “E, kur Xhibrili dhe Pejgamberi ﷺ kaluan tek Idrisi , ai i tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe vëlla i mirë!”

Pejgamberi ﷺ thotë: “E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?”

Më tha: “Ky është Idrisi.”

Pastaj kaluam te Musai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe vëlla i mirë!”

Pyeta: “Po ky, kush është?”

- Ky është Musai, - më tha Xhibrili.

Pastaj kaluam tek Isai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o vëlla i mirë dhe Pejgamber i mirë!”

E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?”

Më tha: “Ky është Isai.”

Pastaj kaluam tek Ibrahimi ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i mirë dhe bir i mirë!”

Pyeta: “E ky, kush është?”

Xhibrili më tha: “Ky është Ibrahimi ﷺ.”

Ibn Shihabi më ka thënë: “Më ka rrëfyer Ibn Hazmi se Ibn Abasi dhe Ebu Habe Ensariu transmetojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pastaj jam ngritur derisa kam arritur në një lartësi ku dëgjoja edhe fëshfërimën e lapsave (që shkruajnë caktimet vjetore nga Pllaka e Ruajtur).”

Ibn Hazmi dhe Enesi ibn Maliku ka thënë: “Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ia obligoi umetit tim pesëdhjetë namaze. U ktheva me këtë urdhër, por, duke kaluar pranë Musait, më pyeti:

- Çfarë i obligoi Allahu umetit tënd?

- I obligoi pesëdhjetë namaze, - i thashë.

- Kthehu te Zoti yt (dhe kërko lehtësim), sepse umeti yt nuk mund ta përballojë këtë, - më tha ai.

U ktheva dhe kërkova lehtësim, kurse Allahu ﷻ e përgjysmoi numrin e tyre.

U ktheva te Musai dhe i thashë që Ai hoqi gjysmën e tyre. Ai prapë më tha: “Kthehu dhe kërko sërish të ta lehtësojë, sepse umeti yt nuk mund ta përballojë.”

U ktheva, ndërsa Allahu ﷻ sërish e hoqi gjysmën e tyre. Kur u ktheva te Musai, më tha: “Kthehu, sepse umeti yt nuk mund ta përballojë.”

Së treti, Allahu ﷻ tha: “Ato janë pesë (për t'u kryer), por janë pesëdhjetë (për t'u shpërblyer). Unë nuk i luaj fjalët.”

Pasi u ktheva, Musai më tha: “Kthehu sërish te Zoti yt.”

Mirëpo, u turpërova nga Zoti im (andaj nuk u ktheva).

Pastaj, rrugëtimi vazhdoi, derisa arrita në Sidretul Munteha, e cila mbulohej nga një mori ngjyrash, që nuk e dija çfarë ishin. Më futën edhe në Xhenet, aty pashë kube (pallat të vogël) prej margaritarëve, dheu i të cilit (Xhenetit) ishte prej myshkut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 349

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

350. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “Kur Allahu e obligoi namazin, fillimisht ishte nga dy rekate, në vendbanim e në udhëtim. Namazi në udhëtim mbeti ashtu siç ishte, kurse namazi si vendas u shtua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 350

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

2. Nënkapitulli: Është obligim që namazi të falet duke qenë i veshur me rroba

Allahu ﷻ thotë: “... vishuni bukur për çdo namaz...” (Araf, 31) Dispozita e faljes së namazit, duke qenë i mbështjellë vetëm me një rrobë; Përmendet nga Seleme ibn Ekvai se Pejgamberi ﷺ‎‎ ka thënë: “Le ta përthekojë (rrobën), qoftë dhe me një gjemb (nëse nuk posedon kopsë).” Ky hadith nuk është autentik. Dispozita e faljes së namazit me rroba që janë përdorur gjatë marrëdhënieve intime, por nuk vërehet ndyrësirë në to; Pejgamberi ﷺ‎‎ ka ndaluar të kryhet tavafi reth Qabesë duke qenë zhveshur.

351. Nga: Umu Atija Ensarja

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ibrahimi, e ky nga Muhamedi se Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Jemi urdhëruar që në ditë Bajrami t'i nxjerrim jashtë edhe femrat me menstruacione dhe vashat e reja (që veçoheshin në dhomat e tyre), që ta përjetojnë tubimin dhe lutjet e muslimanëve, me përjashtim që ato me menstruacione të largohen nga namazgjahu. Një grua pyeti: “O i Dërguari i Allahut, ndodh që ndonjëra prej nesh të mos ketë mantel. Pejgamberi ﷺ tha: “Le t'i huazojë shoqja shoqes një mantel.”

Abdullah ibn Rexhai ka thënë: “Na ka treguar Imrani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Sirini, e këtij i ka treguar Umu Atija: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ...”, me tekst të njëjtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 351

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Lidhja e izarit në qafë gjatë namazit

Ebu Hazimi transmeton nga Sehli‎ se janë falur me Pejgamberin ﷺ‎‎ duke pasur izaret të lidhura në qafë.

352. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Vakid ibn Muhamedi se Muhamed ibn Munkediri tregon se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u fal me një izar, që e kishte lidhur në qafë, ndërsa rrobat i kishte në varëse. Një person e pyeti: “Po falesh vetëm me një izar?”

Xhabiri ia ktheu: “U fala kështu me qëllim që të më shohë një mendjelehtë sikurse ti. Cili prej nesh i posedonte dy palë rrobash në kohën e Pejgamberit ﷺ?!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 352

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

353. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Mutarrif Ebu Musabi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Mevali se Muhamed ibn Munkediri tregon: “E kam parë Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke u falur vetëm me një rrobë dhe ka thënë: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke u falur me një rrobë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 353

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4. Nënkapitulli: Falja e namazit duke qenë i mbështjellë vetëm me një rrobë?

Zuhriu (duke e komentuar hadithin e tij) ka thënë: "I mbështjellë konsiderohet ai që e hedh rrobën krahëve duke i gërshetuar skajet e saja sipër supeve." Umu Hani ka thënë: "Pejgamberi ﷺ‎‎ qe mbështjellë me një rrobë duke i gërshetuar cepat e saj sipër supeve."

354. Nga: Omer ibn Ebu Seleme

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Omer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ është falur me një rrobë të vetme, duke gërshetuar dy skajet e saj.

Referenca: Sahihu i Buhariut 354

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

355. Nga: Omer ibn Ebu Seleme

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Omer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë Pejgamberin ﷺ në shtëpinë e Umu Selemes duke u falur me një rrobë të vetme, duke i vendosur skajet e saj sipër supeve.

Referenca: Sahihu i Buhariut 355

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

356. Nga: Omer ibn Ebu Seleme

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Omer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ në shtëpinë e Umu Selemes duke u falur i mbështjellë me një rrobë të vetme, duke i vendosur skajet e saj sipër supeve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 356

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

357. Nga: Umu Hani bint Ebu Talibi

Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar Malik ibn Enesi, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, se Ebu Murra, i çrobëruari i Umu Hanit, bijës së Ebu Talibit, se Umu Hani bint Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vitin e Çlirimit (të Mekës) shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin e gjeta duke u pastruar, ndërsa Fatimja, e bija e tij, po e mbulonte me një rrobë (që të mos shihej). E përshëndeta me selam, kurse ai tha: “Kush është kjo?”

- Jam Umu Hani, e bija e Ebu Talibit, - i thashë.

- “Mirë se vjen, Umu Hani!” - më tha ai.

Pasi u la, u ngrit dhe i fali tetë rekate, i mbështjellë me një rrobë të vetme. Kur e mbaroi namazin, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, vëllai im po përpiqet të vrasë një burrë që unë e kam marrë nën mbrojtje, filanin, të birin e Hubejrës.”

- “Atë që e ke marrë nën mbrojtje ti, është edhe nën mbrojtjen tonë, oj Umu Hani”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.

Umu Hani shton: “Kjo ka ndodhur gjatë paradites.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 357

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

358. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth namazit me një rrobë të vetme, e në atë rast tha: “Vallë, të gjithë keni nga dy palë rroba?!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 358

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitulli: Nëse dikush falet vetëm me një rrobë, le të vejë një pjesë të saj mbi supe

359. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Asimi na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahman Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos falet me një rrobë të vetme pa pasur diçka mbi supet e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 359

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

360. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri se ka thënë: E kam pyetur ose ka thënë: E kam dëgjuar, e ky nga Ikrime se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dëshmoj se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Ai që falet vetëm me një rrobë, le t'i hedhë skajet e saj sipër supeve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 360

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Nëse rroba është e ngushtë (mënyra e faljes me të)

361. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Jahja ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani se Seid ibn Harithi ka thënë: “E kemi pyetur Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth namazit me një rrobë të vetme. Ai është përgjigjur: “E kam shoqëruar Pejgamberin ﷺ në një rrugëtim dhe, një natë, vajta tek ai për një nevojë timen. E gjeta duke u falur, ndërsa unë kisha të veshur vetëm një rrobë, andaj u mbështolla me të dhe fillova të falem pranë tij. Kur e kreu namazin, më pyeti: “Çfarë të nxori në këtë kohë, o Xhabir?” Pasi ia tregova hallin tim, më tha: “Pse je mbështjellë kështu me këtë rrobë?”

- E pata vetëm këtë rrobë, - i thashë.

- “Nëse është e madhe, atëherë skajet e saj vendosi mbrapa krahëve, e, nëse është e vogël, lidhe vetëm në bel (duke e mbuluar pjesën e poshtme të trupit)”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 361

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

362. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kishte burra që faleshin me Pejgamberin ﷺ duke i mbajtur izaret të lidhura në qafat e tyre, sikurse fëmijët. Pejgamberi ﷺ u tha grave: “Mos i ngrini kokat (nga sexhdja), derisa burrat të ulen mirë (pas sexhdes).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 362

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7. Nënkapitulli: Falja e namazit duke qenë i veshur me xhybe të Shamit

Haseni ka thënë se nuk prish punë përdorimi i rrobave të qëndisura nga ndonjë mexhus (adhurues i zjarrit). Mameri ka thënë: "E kam parë Zuhriun duke veshur rroba jemenase, që ngjyroseshin me urinë (të kafshëve që u hahet mishi). Aliu është falur me një rrobë të sapoblerë, ende të palarë (importuar nga popujt jomuslimanë)."

363. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ qeshë në një udhëtim, ku më tha: “O Mugire, mere shakullin!” Pasi e mora me vete, i Dërguari i Allahut u largua prej meje dhe e kreu nevojën. Të veshur kishte një xhybe të Shamit. Tentoi ta nxirrte dorën prej mëngës së saj, por nuk mundte, sepse ishte e ngushtë, andaj e nxori dorën nga fundi i rrobës dhe unë i qita ujë për të marrë abdes për namaz. U dha mes'h mesteve dhe u fal.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 363

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

8. Nënkapitulli: Ndalesa e të qenit i zhveshur, në namaz

364. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Matar ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Zekerija ibn Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ (gjatë kohës sa ishte në Mekë dhe ende nuk ishte Pejgamber) bartte gurë së bashku me ta (idhujtarët kurejshë) për rindërtimin e Qabesë. Ai kishte të veshur vetëm një izar dhe Abasi, xhaxhai i Pejgamberit ﷺ, i kishte thënë: “O djali i vëllait tim, sikur ta zgjidhje izarin e ta vendosje mbi supe nën gurë (do të të vinte më lehtë për t'i bartur). Pejgamberi ﷺ e zgjidhi izarin dhe, me ta vendosur mbi supe, i ra të fikët. Që nga ajo ditë, Pejgamberi ﷺ kurrë nuk është parë i zhveshur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 364

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

9. Nënkapitulli: Falja e namazit me këmishë të gjatë, shallvare (pantallona), brekushe dhe tunikë

365. Nga: Ebu Hurejra

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një burrë shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti rreth namazit me një rrobë të vetme.” Ai i tha: “Vallë, të gjithë posedoni nga dy palë rroba?”

Po ashtu, një burrë e pyeti Omerin rreth kësaj, e ai iu përgjigj: “Kur Allahu jua shton furnizimin, mos i ngushtoni gjërat. Faluni me rrobat që posedoni. Faluni me izar e rida, izar me këmishë të gjatë, izar me tunikë, shallvare me rida, shallvare me këmishë të gjatë, shallvare me tunikë, brekushe me tunikë, brekushe me këmishë të gjatë, - mendoj se ka thënë edhe, - brekushe me rida.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 365

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

366. Nga: Abdullah ibn Omeri

Asim ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Çfarë duhet të veshë muhrimi?”

Pejgamberi ﷺ i tha: “Nuk i lejohet të veshë as këmishë, as shallvare, as pardesy, as rrobë të parfumuar me shafran ose vers. Nëse nuk mund të gjejë sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë, që të jenë nën nyja.”

Këtë hadith e transmeton edhe Nafiu nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ, njëjtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 366

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

10. Nënkapitulli: Cilat pjesë të trupit duhen mbuluar?

367. Nga: Ebu Seid Hudriu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar që trupi të mbështillet me rrobë duke i bllokuar duart në të. Po ashtu, ka ndaluar uljen duke i përthekuar gjunjët me duar gjatë kohës sa është i mbështjellë vetëm me një rrobë, ndërkohë nuk ka me çfarë t'i mbulojë pjesët e turpshme.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 367

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

368. Nga: Ebu Hurejra

Kabisa ibn Ukbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar dy lloje të shitblerjes: limasin dhe nibadhin. Ka ndaluar që trupi të mbështillet me rrobë duke i bllokuar duart në të dhe uljen duke i përthekuar gjunjët me duar gjatë kohës sa personi është i mbështjellë me një rrobë të vetme.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 368

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

369. Nga: Ebu Hurejra

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i vet (Ibn Shihabi), e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Abdurrahman ibn Aufi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ebu Bekri, gjatë haxhit të tij, më dërgoi në mesin e disa të tjerëve që t'u thërrasim njerëzve në Mina, ditën e Bajramit të Kurbanit: “Pas këtij viti, asnjë idhujtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!”

Humejd ibn Abdurrahmani ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Aliun pas Ebu Bekrit dhe e urdhëroi të thërrasë duke i lexuar ajetet e para të sures Teube.”

Ebu Hurejra thotë: “Aliu thërriste së bashku me ne nëpër Mina, ditën e Bajramit: “Pas këtij viti, të mos vijë në haxh asnjë idhujtar dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 369

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

11. Nënkapitulli: Falja e namazit pa pjesën e sipërme të rrobave

370. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Mevali se Muhamed ibn Munkediri ka thënë: “Hyra te Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe e hasa duke u falur i mbështjellë me një rrobë, kurse ridanë e kishte lënë anash. Pasi e kreu namazin, i thamë: “O Ebu Abdullah! Po falesh pa rida?”

- Po, pata dëshirë të më shohin injorantët, sikurse ti. E kam parë Pejgamberin ﷺ duke u falur kështu, - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 370

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

12. Nënkapitulli: Mendimet e dhëna rreth dispozitës së zbulimit të kofshëve

Transmetohet nga Ibn Abasi, Xherhedi e Muhamed ibn Xhahshiu se Pejgamberi ﷺ‎‎ ka thënë: “Kofsha konsiderohet avret.” Enesi ka thënë: "Pejgamberi ﷺ‎‎ e pati zbuluar kofshën e tij. Hadithi i Enesit është më i saktë, kurse ai i Xherhedit është më i sigurtë, në mënyrë që t’i shmangemi mospajtimit të dijetarëve (rreth kësaj çështje)." Ebu Musai tregon: "Pejgamberi ﷺ‎‎ i pati mbuluar gjunjët momentin që pati hyrë Othmani‎‎." Zejd ibn Thabiti ka thënë: "Allahu i Madhërishëm ia zbriti shpalljen të Dërguarit të Allahut ﷺ‎‎, ndërkohë kofsha e tij ishte mbi kofshën time. Ai u rëndua aq shumë, saqë u frikësova se do të më dërrmohej kofsha ime."

371. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Uleje, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në Betejën e Hajberit namazin e sabahut e falën së bashku me Pejgamberin ﷺ në fillim të agimit. Pejgamberi ﷺ hipi mbi kafshë, e po ashtu hipi edhe Ebu Talhai, kurse unë isha mbrapa Ebu Talhait. Pejgamberi ﷺ shpejtoi (me kafshën e tij) drejt një rruge të ngushtë nëpërmjet rrugicave të Hajberit, saqë gjuri im prekte kofshën e tij. Ai e zbuloi kofshën e vet, madje mund t'i shihja bardhësinë e kofshës së Pejgamberit ﷺ. Pasi hyri në fshat, thirri tri herë: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!”

Kur populli doli për punët e tyre (dhe e panë ushtrinë), filluan të thërrasin: “Muhamedi!” Abdulazizi ka thënë: “Disa transmetues kanë shtuar: “Me ushtri!” Pra, e çliruam me luftë.

I mblodhëm robërit, kurse Dihjai tha: “O i Dërguari i Allahut! Më jep një robëreshë!”

Pejgamberi ﷺ i tha: “Shko merr një.” Kështu, ai e mori Safije bint Hujejin. Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Dihjait ia ke dhënë Safije bint Hujejin, zonjën e fisit kurejdha dhe nadir? Atë nuk e meriton askush përveç teje.”

Pejgamberi ﷺ tha: “Thirrini të dy.”

Dihjai erdhi me Safijen, kurse Pejgamberi ﷺ e shikoi e tha: Merr një robëreshë tjetër.

Pejgamberi ﷺ e liroi Safijen dhe u martua me të.

Thabiti (transmetuesi pas Enesit) e pyeti: “O Ebu Hamza! Çfarë i dha për mehër?” Ai tha: “(Ajo qe vetë mehri për) veten e saj. E liroi dhe u martua me të.” Gjatë rrugës, Umu Sulejmi e përgatiti dhe ia dorëzoi në mbrëmje. Pejgamberi ﷺ u bë dhëndër e tha: “Ai që ka diçka (ushqim), le ta sjellë.” I shtruan ca bohçe dhe disa sollën hurma, disa të tjerë gjalpë. (Abdulazizi ka thënë: Enesi) më duket se e ka përmedur edhe qullin. Me to përgatitën një kombinim ushqimesh dhe me këtë u kremtua martesa e Pejgamberit ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 371

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

13. Nënkapitulli: Sa rroba duhet t'i vesh femra kur të falet?

Ikrime ka thënë: "Nëse e mbulon trupin e saj me një rrobë, i mjafton."

372. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut, e bashkë me të, si xhemat, faleshin edhe disa gra besimtare, të mbështjella me pelerinat e tyre (të gjera, që e mbulonin trupin tërësisht). Pas namazit, ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre dhe askush s'kishte mundësi t'i njihte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 372

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

14. Nënkapitulli: Të falurit me rroba që përmbajnë shenja (vizatime) dhe shikimi në to (gjatë namazit)

373. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u fal me një rrobë me larime dhe (gjatë namazit) u hodhi një shikim larimeve (të cilat e shpërqendruan). Pasi e kreu namazin, tha: “Kthejani këtë rrobë Ebu Xhehmit dhe më sillni një rrobë të tij pa larime, sepse pak më parë më hutoi në namaz.”

Hisham ibn Urve transmeton nga babai i tij, e ky nga Aishja se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gjatë namazit më shkuan sytë në larimet e saj, andaj kam frikë se më huton.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 373

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

15. Nënkapitulli: A e prish namazin të falurit me rroba që përmbajnë shenja kryqi apo vizatime gjallesash, si dhe çka është e ndaluar në këtë tematikë?

374. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mamer Abdullah ibn Amri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Aishja posedonte një perde me të cilën e mbulonte njërën anë të shtëpisë. Pejgamberi ﷺ i tha: “Na e hiq këtë perde, sepse vizatimet e saj po më paraqiten vazhdimisht në namaz.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 374

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

16. Nënkapitulli: Për atë që falet me tunikë të mëndafshtë dhe pastaj e zhvesh

375. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ iu dhurua një mantel i mëndafshtë. Një ditë, e veshi gjatë namazit dhe, pasi u fal, e zhveshi me nxitim, sikurse e urrente atë, dhe tha: “Kjo nuk u takon të devotshmëve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 375

Fjalë të panjohura?

17. Nënkapitulli: Të falurit me rrobë të kuqe

376. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Më ka treguar Omer ibn Ebu Zaide, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe, se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ në një tendë të kuqe prej lëkure, kurse Bilali bartte ujin e abdesit të tij. Pastaj, pashë njerëzit të vraponin pas atij uji që kishte mbetur nga abdesi dhe, ai që arrinte të merrte prej tij, e fërkonte trupin me të, kurse ai që nuk e arrinte, mundohej të përfitonte diçka nga lagështia e dorës së shokut të vet. Pastaj, e pashë Bilalin që mori një shkop (të gjatë e me majë të mprehtë sikurse shtiza) dhe e nguli në tokë, e Pejgamberi ﷺ doli i veshur me një palë rroba të kuqe. E kishte ngritur (rrobën, dhe e kishte zbuluar një pjesë të kërcinjve të tij) të ngritura deri në gjysmë të kërcirit. I fali dy rekate së bashku me njerëzit, përballë shkopit, kurse kafshët dhe njerëzit i shihja të kalonin andej shkopit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 376

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

18. Nënkapitulli: Të falurit e namazit mbi tarracë, minber ose dërrasë

Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: "Haseni nuk e konsideronte problematike nëse dikush falet mbi akull ose mbi urë, edhe nëse urina qarkullon nën, mbi ose para saj, përderisa ka pengesë mes tyre. Ebu Hurejra ka falur namaz (me xhemat) duke qenë mbi kulm të xhamisë, kurse imami ishte brenda në xhami. Ibn Omeri është falur në borë."

377. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Hazimi tregon se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është pyetur: “Prej çfarë materiali ka qenë minberi (i Pejgamberit ﷺ)?”

Ai tha: “Përkitazi me këtë nuk ka mbetur dikush që është më i informuar se unë. E pati punuar filani, i çrobëruari i filanes, me brukën e Gabës, për Pejgamberin ﷺ. Pasi e vendosën në xhami, Pejgamberi ﷺ hipi në të dhe, i drejtuar nga kibla, mori tekbir dhe njerëzit iu bashkëngjitën namazit të tij. Filloi me lexim dhe më pas ra në ruku, e bashkë me të edhe njerëzit pas tij. Pas rukusë, u tërhoq mbrapa (zbriti nga minberi) dhe bëri sexhden në tokë. (Me t'u ngritur nga sexhdja), u ngjit në minber, lexoi, ra në ruku u ngrit nga rukuja dhe sërish u tërhoq mbrapa (zbriti nga minberi) dhe bëri sexhden në tokë. Ja, kështu qëndron çështja e minberit.”

Imam Buhariu tregon se Ahmed ibn Hanbeli e pyeti Ali ibn Medinin rreth këtij hadithi, e tha: “Desha të them se Pejgamberi ﷺ është falur në një vend më lart se njerëzit, andaj nuk prish punë asgjë nëse imami qëndron pak më sipër njerëzve, duke u argumentuar me këtë hadith.”

Ali ibn Medini i tha: “Sufjan ibn Ujejnen e pyesnin shpesh rreth kësaj tematike. A nuk e ke dëgjuar prej tij?”

- Jo, - tha imam Ahmedi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 377

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

378. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u rrëzua nga kali, rrjedhimisht iu shqye kërciri ose shpatulla. Ai u betua se nuk do t'u afrohej grave të veta për një muaj rresht, prandaj qëndronte në qilarin e tij, shkallët e të cilit ishin të punuara prej trungut të palmës.

Një ditë, i vajtën shokët për ta vizituar dhe, kur u fal me ta, qëndroi i ulur gjatë namazit (për shkak të plagës), kurse ata qëndronin në këmbë. Pasi e kreu, tha: “Imami duhet pasuar: kur ai të marrë tekbirin, merrni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; e, kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju. Nëse falet në këmbë, ashtu faluni edhe ju.”

Në ditën e njëzetenëntë e braktisi qilarin (iu kthye grave të tij), andaj disa i thanë: “O i Dërguari i Allahut, je betuar se nuk do t'u afrohesh një muaj rresht (porse zbrite në ditën e njëzetenëntë)?!”

Ai tha: “Muaji është njëzet e nëntë ditë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 378

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

19. Nënkapitulli: Nëse rroba e atij që falet e prek trupin e bashkëshortes teksa bie në sexhde

379. Nga: Mejmune bint Harithi

Musededi na ka treguar nga Halidi, e këtij i ka treguar Sulejman Shejbaniu, e ky nga Abdullah ibn Shedadi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ falej në një sexhade (të punuar prej degëve ose gjetheve) të palmës afër meje, ndërkohë unë isha me menstruacione. Kur binte në sexhde, ndodhte që rroba e tij të më prekte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 379

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

20. Nënkapitulli: Namazi mbi hasër

Xhabir ibn Abdullahu dhe Ebu Seidi ishin falur në anije duke qëndruar në këmbë. Haseni ka thënë: "Mund të falesh në këmbë, përderisa nuk u pengon atyre që janë përreth,kthehesh ngado që kthehet anija përndryshe falesh ulur."

380. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjyshja e tij, Mulejka, të Dërguarit të Allahut ﷺ i gatoi një ushqim dhe e ftoi për të ngrënë. Pasi hëngri, Pejgamberi ﷺ tha: “Ngrihuni, se do t'ju fal një namaz.”

Enesi thotë: “Mora një hasër, që ishte nxirë nga përdorimi i shumtë dhe e pastrova me ujë. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit për t'u falur, kurse unë dhe jetimi (që ishte me ne) u rreshtuam pas tij. Mbrapa nesh ishte edhe gjyshja plakë. I Dërguari i Allahut ﷺ na i fali dy rekate dhe shkoi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 380

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

21. Nënkapitulli: Namazi në sexhade të (punuar nga degët apo gjethet e) palmës

381. Nga: Mejmune bint Harithi

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Sulejman Shejbaniu, e ky nga Abdullah ibn Shedadi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ falej në sexhade (të punuar prej degëve ose gjetheve) të palmës.

Referenca: Sahihu i Buhariut 381

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

22. Nënkapitulli: Të falurit në shtrat

Enesi është falur në shtratin e tij dhe ka thënë: "Faleshim me Pejgamberin ﷺ dhe kishte raste kur ndonjëri prej nesh binte në sexhde mbi rrobën e vet."

382. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “Flija para të Dërguarit të Allahut ﷺ (teksa ai falej), kurse këmbët e mia shtriheshin në drejtim të kiblës së tij. Kur binte në sexhde, m'i prekte këmbët, andaj i tërhiqja, e, kur ngrihej, i shtrija sërish. Në atë kohë, shtëpitë nuk kishin fenerë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 382

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

383. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ falej, rrinte shtrirë në shtratin bashkëshortor, mes tij dhe kiblës, siç shtrihet xhenazja.

Referenca: Sahihu i Buhariut 383

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

384. Nga: Urve ibn Zubejri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Irakiu se Urve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ falej, Aishja rrinte shtrirë mes tij dhe kiblës, në shtratin ku ata flinin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 384

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

23. Nënkapitulli: Të kryerit e sexhdes mbi rrobë në rast të nxehtësisë së madhe

Haseni ka thënë: "Shokët e Pejgamberit ﷺ binin në sexhde mbi çallmë dhe kësulë, ndërkohë duart i mbanin brenda mëngëve."

385. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Velid Hisham ibn Abdulmeliku na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Galib Katani, e ky nga Bekër ibn Abdullahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Faleshim së bashku me Pejgamberin ﷺ dhe, për shkak të të nxehtit të madh, kishte raste kur ndokush shtrinte skajin e rrobës për të rënë në sexhde.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 385

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

24. Nënkapitulli: Të falurit me sandale

386. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Ebu Mesleme, Seid ibn Jezid Ezdiu ka thënë: “E kam pyetur Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A ka pasur raste kur Pejgamberi ﷺ është falur me sandale?” Ai më ka thënë: “Po.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 386

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

25. Nënkapitulli: Të falurit me meste

387. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ibrahimin se Hemam ibn Harithi tregon: “E kam parë Xherir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke urinuar e pastaj duke marrë abdes. Ai u dha mes'h mesteve dhe u ngrit për t'u falur.” Më pas, dikush e pyeti rreth kësaj, e ai iu përgjigj: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar kështu.”

Ibrahim Nehaiu thotë: “(Nxënësit e Ibn Mesudit) e pëlqenin këtë gjë, sepse Xheriri ishte prej personave të fundit që kishte pranuar Islamin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 387

Fjalë të panjohura?

388. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I shërbeva Pejgamberit ﷺ për të marrë abdes, e në atë rast u dha mes'h mesteve, pastaj u fal.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 388

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

26. Nënkapitulli: Ai që nuk e plotëson sexhden si duhet

389. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Salt ibn Muhamedi na ka rrëfyer: Na ka rrëfyer Mehdiu, e ky nga Vasili, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pa një burrë duke mos kryer mirë rukunë dhe sexhden. Pasi e përfundoi namazin, Hudhejfe i tha: “Nuk u fale. - Mendoj se po ashtu ka thënë: - Po qe se vdes kështu, nuk do të vdesësh në përputhje me traditën e Muhamedit ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 389

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

27. Nënkapitulli: Ekspozimi i brendësisë së llërës (në mënyrë që të mos puthit llërën për trupi) dhe zgjerimi i krahëve gjatë kryerjes së sexhdes

390. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Jahja ibn Bukejri na ka rrëfyer: Na ka treguar Bekër ibn Mudarri, e ky nga Xhaferi, e ky nga Ibn Hurmuzi se Abdullah ibn Malik ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur falej Pejgamberi ﷺ, i hapte krahët (në sexhde), saqë i shquhej bardhësia e sqetullave.

Lejthiu thotë: “Më ka treguar Xhafer ibn Rebia, ngjashëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 390

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

28. Nënkapitulli: Vlera e drejtimit nga kibla

Ebu Humejdi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka porositur që gishtërinjtë e këmbëve duhen kthyer në drejtim të kiblës.

391. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Mensur ibn Sadi, e ky nga Mejmun ibn Sijahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e fal namazin sikurse ne, drejtohet nga kibla jonë dhe e ha mishin e therur nga ne, është musliman që meriton mbrojtjen e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Andaj, mos e tradhtoni Allahun (në besën e dhënë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 391

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

392. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mubareku, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të deklarojnë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut. E, kur ta thonë këtë, ta falin namazin sikurse ne, të drejtohen nga kibla jonë dhe ta hanë mishin e therur nga ne, na ndalohet t'ua cenojmë gjakun dhe pasurinë e tyre, përveç nëse këtë e kërkon e drejta islame, e llogaria e tyre i takon Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 392

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

393. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahjai, e këtij i ka treguar Humejdi, e këtij i ka treguar Enesi nga Pejgamberi ﷺ. Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e ky nga Humejdi se Mejmun ibn Sijahu e pyeti Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “O Ebu Hamza! Çfarë e bën të shenjtë gjakun dhe pasurinë e njeriut?” Ai iu përgjigj: “Ai që dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe drejtohet nga kibla jonë, e fal namazin sikurse ne dhe e ha mishin që e therim ne, është musliman dhe trajtohet, me të drejtat dhe obligimet përkatëse, si musliman.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 393

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

29. Nënkapitulli: Kibla e medinasve, banorëve të Shamit dhe lindorëve

Nuk ka kibël as në lindje, as në perëndim, argumentuar me fjalën e Pejgamberit ﷺ: “Mos u drejtoni nga kibla teksa e kryeni nevojën fiziologjike ose urinoni. Mirëpo, drejtohuni nga lindja ose perëndimi.” (Ky rregull vlen për banorët e Medinës, sepse për ta kibla ndodhet në anën jugore.)

394. Nga: Ebu Ejub Ensariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezidi se Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur doni t'i kryeni nevojat fiziologjike, as mos u drejtoni nga kibla, as mos ia ktheni shpinën, por drejtohuni nga lindja ose nga perëndimi.”

Ebu Ejubi thotë: “Kur erdhëm në Sham, nevojtoret i gjetëm të ndërtuara në drejtim të kiblës. Andaj, ndërronim drejtimin. (Pasi dilnim), i kërkonim falje Allahut të Lartësuar.”

Po ashtu transmetohet nga Zuhriu, e ky nga Atai se ka thënë: “E kam dëgjuar Ebu Ejubin duke transmetuar njëjtë nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 394

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

30. Nënkapitulli: Fjala Allahut të Madhërishëm: “Vendin e Ibrahimit (në Qabe) përdoreni për falje.”

395. Nga: Abdullah ibn Omeri

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amër ibn Dinari tregon: “E kemi pyetur Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): “A i lejohet të bëjë marrëdhënie me bashkëshorten e vet atij që e kryen tavafin e umrës rreth Qabesë, por ende nuk e ka kryer ecjen mes Safasë dhe Mervës?”

Ai u përgjigj: “(Kur) Pejgamberi ﷺ erdhi (në Mekë), bëri tavaf rreth Qabesë shtatë herë, i fali dy rekate mbrapa Mekamit, pastaj eci mes Safasë dhe Mervës. Shembullin më të mirë e keni tek i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 395

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

396. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Amër ibn Dinari tregon: “E pyetëm edhe Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), e ai u përgjigj: “Të mos i afrohet asaj pa e kryer ecjen mes Safasë dhe Mervës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 396

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

397. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sejfi se Muxhahidi transmeton se dikush i tregoi Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka hyrë brenda në Qabe.

Ibn Omeri thotë: “Vajta dhe e gjeta Bilalin, duke qëndruar mes dy portave, kurse Pejgamberi ﷺ posa kishte dalë.” E pyeta atë: “A u fal Pejgamberi ﷺ brenda Qabesë?” Ai m'u përgjigj: “Po. I fali dy rekate mes dy shtyllave që ndodhen në të majtë të hyrjes, pastaj doli dhe i fali edhe dy rekate përballë Qabesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 397

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

398. Nga: Abdullah ibn Abasi

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ hyri në Qabe, bëri dua pranë secilit kënd të saj, por nuk u fal brenda. Pasi doli jashtë, i fali dy rekate përballë Qabesë dhe tha: “Kjo është kibla.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 398

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

31. Nënkapitulli: Kthimi nga kibla, pavarësisht vendndodhjes

Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Drejtohu nga kibla dhe merr tekbirin.”

399. Nga: Bera ibn Azibi

Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ është falur në drejtim të xhamisë së Kudsit për gjashtëmbëdhjetë-shtatëmbëdhjetë muaj rresht. Ai kishte dëshirë të drejtohej nga Qabeja, andaj Allahu ﷻ zbriti ajetin: “Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli...” (Bekare, 144) Dhe kështu u drejtua (pas zbritjes së këtij ajeti) nga Qabeja.

Disa mendjelehtë, përkatësisht hebrenjtë, thoshin: “Ç'i ktheu ata prej kiblës së tyre që ishin më parë? “Thuaju: “Të Allahut janë lindja dhe perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.” (Bekare, 142)

Atë ditë, një burrë u fal së bashku me Pejgamberin ﷺ dhe, kur doli prej namazit, gjatë rrugës, pa një grup ensarësh tek falnin namazin e ikindisë në drejtim të xhamisë së Kudsit. U tregoi se është dëshmitar se sapo ishte falur me të Dërguarin e Allahut ﷺ të drejtuar nga Qabeja. Ata e ndërruan drejtimin e u kthyen nga Qabeja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 399

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

400. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ falej sipër devesë së tij të kalërimit ngado që ajo kthehej. Ndërkaq, kur falte ndonjë farz, zbriste dhe drejtohej nga kibla.

Referenca: Sahihu i Buhariut 400

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

401. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u fal, - Ibrahim Nehaiu thotë: “Shtoi ose la mangët diçka prej namazit, - dhe, pasi e kreu, dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A mos ka ndodhur ndonjë ndryshim përkitazi me namazin?” Ai tha: “Përse, vallë?” I thanë: “I fale kaq e kaq rekate. Ai u ul sërish dhe u drejtua nga kibla, i bëri dy sexhde dhe dha selam. Pasi u kthye nga ne, tha: “Sikur të kishte ndryshuar diçka e namazit, do t'ju kisha treguar, porse unë jam njeri sikurse ju, harroj siç harroni ju. E, nëse ndodh të harroj diçka, më tregoni. Në rast se dikujt prej jush i lindin dyshime në namaz (se ka shtuar ose ka lënë mangët diçka), le të përpiqet të gjejë të saktën dhe le ta vazhdojë namazin me atë bindje. Pasi të japë selam, i bën dy sexhde.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 401

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

32. Nënkapitulli: Transmetimet rreth kiblës dhe mendimi i atyre që thonë se nuk ka nevojë ta përsërisë namazin personi që, (pasi që është përpjekur ta gjejë drejtimin e kiblës) gabon, e nuk falet në drejtim të kiblës

Pejgamberi ﷺ‎‎ ka dhënë selam në dy rekate në namazin e drekës dhe është kthyer nga njerëzit, pastaj (është ngritur sërish dhe) i ka plotësuar ato që i kanë mbetur.

402. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri ka thënë: “Në tri raste mendimi im është përputhur me shpalljen: “Pejgamberit ﷺ i pata thënë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur ta shfrytëzonim vendin e Ibrahimit si vendfalje?” Pastaj zbriti ajeti: “... Vendin ku qëndroi Ibrahimi përdoreni për vendfalje!” (Bekare, 125) Edhe ajeti i hixhabit. Pejgamberit ﷺ i pata thënë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur t'i urdhëroje gratë e tua të mbulohen, sepse me to flet edhe i miri, edhe i keqi. Atëherë zbriti ajeti i hixhabit. Një ditë, gratë e Pejgamberit ﷺ u tubuan nga xhelozia ndaj tij dhe unë u thashë: “Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju...” (Tahrim, 5) Atëherë pati zbritur ky ajet.”

Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: “Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka treguar Humejdi, e ky e ka dëgjuar Enesin duke e transmetuar këtë hadith.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 402

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

403. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një ditë, teksa njerëzit ishin duke e falur namazin e sabahut në Xhaminë e Kubasë, u vajti një lajmëtar dhe u tha: “Sonte të Dërguarit të Allahut ﷺ i ka zbritur një pjesë e Kuranit dhe është urdhëruar të drejtohet nga Qabeja, andaj drejtohuni nga ajo.” Ata ishin të kthyer në drejtim të Shamit, kështu që u kthyen nga Qabeja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 403

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

404. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ e fali drekën pesë rekate. I thanë: “Vallë, u shtua numri i rekateve?” Ai ua ktheu: “Përse, vallë?” I thanë: “I fale pesë rekate. Atëherë Pejgamberi ﷺ u ul dhe i bëri dy sexhde.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 404

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

33. Nënkapitulli: Mënjanimi i pështymës nga xhamia duke e fshirë me dorë

405. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë, Pejgamberi ﷺ pa këlbazë (brenda xhamisë) në drejtim të kiblës. Kjo e rëndoi aq shumë, saqë u vrenjt në fytyrë. U ngrit dhe e fshiu me dorën e tij, pastaj tha: “Dijeni se, kur dikush është në namaz, ai po i flet drejtpërdrejt Zotit të vet, - ose ka thënë: Zoti i tij është mes tij dhe kiblës. - Andaj, askush të mos pështyjë në drejtim të kiblës, por (mund) të pështyjë në të majtë ose nën këmbë.” E kapi skajin e ridasë së tij dhe pështyu në të, pastaj e palosi (dhe e fërkoi) e tha: “Ose të veprojë kështu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 405

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

406. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ pa pështymë në mur, në drejtim të kiblës. Ai e fshiu atë dhe u kthye nga njerëzit e tha: “Kur dikush falet, të mos pështyjë përpara vetes, sepse Allahu është përpara tij teksa falet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 406

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

407. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i vet se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ pa qurra, pështymë ose këlbazë në murin e përparmë, në drejtim të kiblës, andaj e fshiu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 407

Fjalë të panjohura?

34. Nënkapitulli: Mënjanimi i qurrave nga xhamia duke i fshirë me guralecë

Ibn Abasi ka thënë: "Nëse shkel mbi ndyrësirë të lagësht, pastroje me ujë, e, nëse shkel mbi të tharën, nuk ka nevojë të pastrohet."

408. Nga: Ebu Hurejra

408, 409 - Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahman se Ebu Hurejra dhe Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se Pejgamberi ﷺ pa këlbazë në murin e xhamisë. Kështu, mori një guralec dhe e fshiu, pastaj tha: “Kur dikush pështyn këlbazë, të mos pështyjë as përpara vetes, as në të djathtë. Le të pështyjë majtas, ose nën këmbën e tij të majtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 408

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

409. Nga: Ebu Seid Hudriu

408, 409

Referenca: Sahihu i Buhariut 409

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

35. Nënkapitulli: Gjatë namazit nuk duhet pështyrë në anën e djathtë

410. Nga: Ebu Hurejra

410, 411 - Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra dhe Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se Pejgamberi ﷺ pa këlbazë në murin e xhamisë. Kështu, mori një guralec dhe e fshiu, pastaj tha: “Kur dikush pështyn këlbazë, të mos pështyjë as përpara vetes, as në të djathtë. Le të pështyjë majtas, ose nën këmbën e majtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 410

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

411. Nga: Ebu Seid Hudriu

410, 411

Referenca: Sahihu i Buhariut 411

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

412. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush të mos pështyjë as përpara vetes, as në të djathtë, por le të pështyjë majtas ose nën këmbë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 412

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

36. Nënkapitulli: (Në rast nevoje), le të pështyjë majtas ose nën këmbën e majtë

413. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa besimtari është në namaz, i flet drejtpërdrejt Zotit të vet. Andaj, të mos pështyjë as përpara, as në të djathtë, por le të pështyjë majtas ose nën këmbë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 413

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

414. Nga: Ebu Seid Hudriu

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa këlbazë në drejtim të kiblës dhe e fshiu me një guralec. Pastaj, ka ndaluar që dikush të pështyjë përpara vetes ose në të djathtë, por (nëse pështyn), le të pështyjë majtas ose nën këmbën e majtë.

Po ashtu është transmetuar nga Zuhriu se e ka dëgjuar Humejdin, e ky nga Ebu Seidi, ngjashëm.

Referenca: Sahihu i Buhariut 414

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

37. Nënkapitulli: Shpagimi i atij që pështyn në xhami

415. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pështyma në xhami konsiderohet gabim, shpagimi i së cilës është mbulimi i saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 415

Fjalë të panjohura?

38. Nënkapitulli: Mbulimi i pështymës (me dhé) brenda xhamisë

416. Nga: Ebu Hurejra

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush është duke u falur, të mos pështyjë përpara vetes, sepse, teksa është në namaz, i flet drejtpërdrejt Allahut. Të mos pështyjë as në të djathtë, sepse në të djathtën e tij ndodhet një melek. Le të pështyjë majtas ose nën këmbë, pastaj le ta mbulojë atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 416

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

39. Nënkapitulli: Nëse dikë e ngacmon pështyma, le ta vendosë në qoshe të rrobës së vet

417. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa këlbazë në drejtim të kiblës dhe e fshiu me dorë. Ndërkohë, u vërejt tek ai irritimi, - ose ka thënë: kjo gjë e irritoi dhe e rëndoi shumë, - dhe tha: “Teksa dikush është në namaz, është duke i folur drejtpërdrejt Zotit të vet, - ose ka thënë: Zoti i vet është mes tij dhe kiblës. - Andaj, të mos pështyjë në drejtim të kiblës, por (mund) të pështyjë majtas, ose nën këmbë.” Pastaj e kapi skajin e rrobës së tij të sipërme dhe pështyu në të, e palosi (e fërkoi) dhe tha: “Ose të veprojë kështu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 417

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

40. Nënkapitulli: Këshilla e imamit drejtuar njerëzve për përsosjen e namazit dhe përmendja e kiblës

418. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A mendoni se, kur jam i kthyer nga kibla, nuk ju shoh? Betohem në Allahun se asgjë nuk më ikën pa e vënë re, as përqëndrimi juaj, as rukuja juaj, sepse unë ju shoh mbrapa shpinës sime.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 418

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

419. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jahja ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e ky nga Hilal ibn Aliu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u fal dhe hipi në minber e, përkitazi me namazin dhe rukunë, tha: “Unë ju shoh mbrapa shpinës sime siç ju shoh kështu (përpara).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 419

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?