Hadithet e ngjashme me hadithin 551
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
551. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pasi e falnim ikindinë, dikush mund të shkonte deri në Kuba, ndërsa Dielli ende ishte lart.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 551
Fjalë të panjohura?
548. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pasi e falnim namazin e ikindisë, nëse dikush shkonte te fisi i Amër ibn Aufit (në Kuba), i gjente duke e falur ikindinë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 548
Fjalë të panjohura?
550. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e falte ikindinë, ndërkohë Dielli ende ishte i ngritur, duke rrezuar fort. Njeriu mund të shkonte deri në periferi dhe Dielli ende ishte pa perënduar. Një pjesë e periferisë (së Medinës) ndodhej, përafërsisht, në largësi prej katër miljesh.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 550
Fjalë të panjohura?