Hadithet e ngjashme me hadithin 587

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

587. Nga: Muavi ibn Ebu Sufjani

Muhamed ibn Ebani na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Tejahu se Humran ibn Ebani tregon se Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ne e kemi shoqëruar të Dërguarin e Allahut ﷺ, porse nuk e kemi parë duke falur këtë namaz që po e falni ju. Madje, ai ka ndaluar faljen e këtij namazi.”

Humrani thotë: “Muaviu kishte për qëllim dy rekatet pas namazit të ikindisë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 587

Fjalë të panjohura?