Hadithet e ngjashme me hadithin 6139
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1968. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibn Avniu, e këtij i ka treguar Ebu Umejsi, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdain.” Një ditë Selmani e vizitoi Ebu Derdain, e në atë rast e pa Umu Derdain (gruan e Ebu Derdait) me veshje të punëve (të shtëpisë), andaj i tha:
- Çfarë ke kështu?
- Vëllai yt, Ebu Derdai, nuk ka nevojë për dynja, - i tha ajo.
Kur erdhi Ebu Derdai, ia përgatiti ushqimin dhe i tha Selmanit:
- Ha, se unë jam agjërueshëm.
- Unë nuk ha pa ngrënë edhe ti, - ia ktheu Selmani.
Kështu, hëngri edhe ai. Kur u bë nata, Ebu Derdai donte të ngrihej për t'u falur, por Selmani i tha: “Fli!” Ai fjeti. Më vonë sërish donte të ngrihej, por, përsëri ai i tha: “Fli!” E, kur u bë pjesa e fundit e natës, Selmani i tha: “Zgjohu tani!” - dhe u falën të dy.”
Atëherë Selmani i tha: “Ndaj Zotit tënd ke hak (detyrim), ndaj vetes sate ke hak, ndaj familjes sate ke hak, andaj çdokujt jepja hakun e vet.”
Ebu Derdai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Selmani e ka thënë të vërtetën.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1968
Fjalë të panjohura?