Hadithet e ngjashme me hadithin 615
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
721. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur ta dinin çfarë (shpërblimi) përmban vajtja herët në xhami, do të garonin mes vete. Sikur ta dinin çfarë përmban namazi i jacisë dhe ai i sabahut, do të kishin ardhur, qoftë dhe zvarrë. Dhe, sikur ta dinin çfarë përmban safi i parë, do të hidhnin short për të.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 721
Fjalë të panjohura?
615. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekrit, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur njerëzit ta dinin çfarë (shpërblimi) përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin. Po ashtu, sikur ta dinin çfarë përmban vajtja herët për namaz, do të garonin për të. Sikur ta dinin çfarë përmban namazi i jacisë dhe i sabahut, do të venin për t'i falur, qoftë dhe zvarrë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 615
Fjalë të panjohura?