Hadithet e ngjashme me hadithin 642
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
642. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Mamer ibn Abdullah ibn Amri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, u thirr ikameti për namaz, kurse Pejgamberi ﷺ po diskutonte me një burrë në qoshe të xhamisë. Qëndroi me të aq gjatë, saqë njerëzit filluan të koteshin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 642
Fjalë të panjohura?
643. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai se Humejdi tregon se e pyeti Thabit Bunaniun rreth atij që flet pasi të thirret ikameti për namaz. Ai tha: “Më ka treguar Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se, një natë, pasi u thirr ikameti për namaz, një njeri i vajti Pejgamberit ﷺ dhe e zuri pasi që ikameti veçse ishte thirrur.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 643
Fjalë të panjohura?