Hadithet e ngjashme me hadithin 649

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

649. Nga: Abdullah ibn Omeri

Shuajbi ka thënë: Më ka treguar Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!‎‎) ka thënë se, namazi me xhemat është njëzet e shtatë gradë më i vlefshëm sesa namazi që falet vetëm.

Referenca: Sahihu i Buhariut 649

Fjalë të panjohura?

645. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Namazi me xhemat është njëzet e shtatë gradë më i vlefshëm sesa namazi që falet vetëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 645

Fjalë të panjohura?