Hadithet e ngjashme me hadithin 6652

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1363. Nga: Thabit ibn Dahaku

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ebu Kilabe se Thabit ibn Dahaku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush betohet në ndonjë fe tjetër përveç Islamit, rrejshëm dhe qëllimisht, do të bëhet i po asaj feje.1 Dhe, ai që e vret veten me ndonjë hekur (shpatë, etj.), në zjarrin e Xhehenemit dënohet me të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1363

Fjalë të panjohura?