Hadithet e ngjashme me hadithin 6764
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1588. Nga: Usame ibn Zejdi
Esbegu na ka thënë: Më ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ali ibn Husejni, e ky nga Amër ibn Othmani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se iu drejtua Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ku do të qëndrosh në Mekë?” Ai tha: “Vallë, a mos na ka lënë Akili ndonjë vendbanim ose shtëpi?!”
Akili dhe Talibi kanë qenë trashëgimtarë të Ebu Talibit, kurse Xhaferi dhe Aliu nuk kanë trashëguar asgjë, se kanë qenë muslimanë, ndërsa Akili dhe Talibi kanë qenë jobesimtarë.
Omer ibn Hatabi thoshte: “Besimtari nuk trashëgon prej jobesimtarit.”
Ibn Shihab Zuhriu ka thënë: “Kështu e komentonin ajetin: “Vërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri-tjetrin...” (Enfal, 72)
Referenca: Sahihu i Buhariut 1588
Fjalë të panjohura?