Hadithet e ngjashme me hadithin 7462
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
125. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Kajs ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Sulejmani, Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po ecnim nëpër gërmadhat e Medinës me Pejgamberin ﷺ, i cili mbështetej në një shkop palme, kaluam pranë një grupi hebrenjsh, disa prej të cilëve u thoshin të tjerëve: “Pyeteni për shpirtin?”
Ndërkaq, të tjerët sugjeronin: “Mos e pyetni, se ndoshta ju jep ndonjë përgjigje që s'ju pëlqen.”
- Do ta pyesim medoemos, - thanë disa. Kështu, njëri u ngrit dhe tha: “O Ebu Kasim! Çfarë është shpirti?”
Pejgamberi ﷺ heshti.
- Sigurisht po i shpallet diçka, - thashë me vete, andaj u ngrita. Kur Pejgamberi ﷺ u kthjellua, tha: “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa atyre nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.” (Isra, 85)
Ameshi ka thënë: “Kështu qëndron në kiraetin tonë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 125
Fjalë të panjohura?