3. Dituria

1. Nënkapitulli: Vlera e diturisë

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.” (Muxhadele, 11) Allahu i Lartësuar ka thënë: “Zoti im, më shto dituri!” (Taha, 114)

2. Nënkapitulli: Kur dikush pyetet për diçka teksa është i angazhuar në një bisedë tjetër, e përfundon bisedën e pastaj i përgjigjet pyetësit

59. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu. [t]: Ibrahim ibn Mundhiri më ka treguar se Muhamed ibn Fulejhu ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa Pejgamberi ﷺ po u fliste njerëzve në një tubim, i vajti një beduin e i tha: “Kur do të ndodhë Kiameti?” I Dërguari i Allahut ﷺ vazhdoi fjalimin e tij (pa dhënë përgjigje). Disa thanë se e dëgjoi pyetjen, por nuk i pëlqeu, e disa të tjerë thanë se nuk e dëgjoi fare. Pasi Pejgamberi ﷺ e përfundoi fjalimin, tha: “Ku është ai që pyeti rreth Kiametit?”

- Ja ku jam, o i Dërguari i Allahut, - tha ai.

- “Kur të humbet besnikëria, prite Kiametin”, - tha Pejgamberi ﷺ.

- Po si humbet besnikëria? - pyeti ai.

Pejgamberi ﷺ tha: “Kur punët t'u besohen atyre që nuk janë kompetentë, atëherë priteni Kiametin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 59

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Ngritja e zërit në kumtimin e dijes

60. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Ebu Numan Arim ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Jusuf ibn Maheku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Në një prej rrugëtimeve tona Pejgamberi ﷺ ngeli mbrapa nesh. Kur na zuri, namazit (të ikindisë) pothuajse i kishte kaluar koha (e rregullt). Ne filluam t'i pastronim këmbët (gjatë abdesit) me nguti dhe jo mirë. Atëherë Pejgamberi ﷺ, dy-tri herë, thirri me zë të lartë: “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 60

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4. Nënkapitulli: Thënia e muhadithit "na ka treguar", "na ka rrëfyer" ose "na ka lajmëruar"

Humejdiu na ka thënë se tek Ibn Ujejne shprehjet ‘na ka treguar’, ‘na ka rrëfyer’, ‘na ka lajmëruar’ dhe ‘e kam dëgjuar’ kanë qenë sinonime. Ibn Mesudi ka thënë: "Pejgamberi ﷺ na ka treguar, e ai është i vërteti, vërtetësia e të cilit është e dëshmuar. Shekiku ka transmetuar nga Abdullah ibn Mesudi, i cili ka thënë: "Kam dëgjuar nga Pejgamberi ﷺ një fjalë." Hudhejfe ka thënë: "Pejgamberi ﷺ na ka treguar dy hadithe." Ebu Alije ka transmetuar nga Ibn Abasi atë që Pejgamberi ﷺ e transmeton nga Zoti i tij. Enesi ka transmetuar atë që Pejgamberi ﷺ e transmeton nga Zoti i tij i Lartmadhërishëm. Ebu Hurejra e transmeton atë që Pejgamberi ﷺ e transmeton nga Zoti juaj i Lartmadhërishëm."

61. Nga: Abdullah ibn Omeri

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, në mesin e pemëve është një pemë gjethembajtëse, që i ngjason muslimanit. E gjeni dot cila është ajo pemë?”

Të pranishmit filluan t'i përmendin pemët e shkretëtirës, kurse mua më ra ndërmend pema e hurmës, mirëpo më erdhi turp të flisja. Dikur, të pranishmit i thanë: “Na trego cila qenka ajo pemë, o i Dërguari i Allahut!” Kështu, ai tha: “Ajo është pema e hurmës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 61

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitulli: Imami u parashtron nxënësve të tij ndonjë mesele për t'ua testuar diturinë

62. Nga: Abdullah ibn Omeri

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, në mesin e pemëve është një pemë gjethembajtëse, që i ngjason muslimanit. E gjeni dot cila është ajo pemë?”

Të pranishmit filluan t'i përmendin pemët e shkretëtirës, kurse mua më ra ndërmend pema e hurmës. Dikur, të pranishmit i thanë: “Na trego cila qenka ajo pemë, o i Dërguari i Allahut!” Kështu, ai tha: “Ajo është pema e hurmës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 62

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Transmetimet që kanë ardhur rreth diturisë

Allahu i Lartësuar ka thënë: “... dhe thuaj: Zoti im, më shto dituri!” (Taha, 114)

Nënkapitulli: Leximi para mësuesit të hadithit

Hasani, Thevriu dhe Maliku e përkrahin mendimin se leximi para mësuesit të hadithit është i lejuar. Disa prej tyre kanë marrë për argument hadithin e Dimam ibn Thalebës, i cili i kishte thënë Pejgamberit ﷺ: A të ka urdhëruar Allahu që t’i falim namazet? Ai i kishte thënë: “Po.” Pra, kemi të bëjmë me lexim para Pejgamberit ﷺ, të cilin Dimami ia kishte transmetuar popullit të tij, të cilët e kishin pranuar. Maliku ka marrë për argument dëshminë (aktin) e shkruar, e cila u lexohet njerëzve dhe ata thonë: Na ka bërë dëshmitarë filani, ndërkohë pjesa e dëshmisë vetëm u lexohet atyre. Po ashtu, kur lexohet para mësuesit të Kuranit, lexuesi (nxënësi) thotë: Ma ka lexuar filani (mësuesi). Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Hasen Vasitiu, e ky nga Aufi, e ky nga Haseni se ka thënë: Nuk prish fare punë të lexohet para dijetarit. Muhamed ibn Jusuf Ferabriu na ka rrëfyer: Na ka treguar Muhamed ibn Ismail Buhariu se: Ubejdullah ibn Musa na ka treguar se Sufjani ka thënë: Kur lexohet para mësuesit të hadithit, nuk ka gjë të keqe të thuhet: Më ka treguar ai; dhe tha: E kam dëgjuar Ebu Asimin duke transmetuar nga Maliku dhe Sufjani se kanë thënë: Leximi i nxënësve para dijetarit, ndërsa ai dëgjon, dhe leximi i dijetarit para nxënësve, ndërsa ata dëgjojnë, është i njëjtë.

63. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid Makburiu, e ky nga Sherik ibn Abdullah ibn Ebu Nemiri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa një ditë rrinim ulur me Pejgamberin ﷺ në xhami, hyri një burrë i hipur në deve, i cili, pasi e uli dhe e lidhi devenë, pyeti: “Cili prej jush është Muhamedi?” Pejgamberi ﷺ ishte në mesin tonë, i mbështetur në krah. I thamë: “Ja, ky burri i bardhë (fytyrëndritur), që po rri mbështetur.”

O nipi i Abdulmutalibit, - iu drejtua beduini.

- “Urdhëro”, - tha Pejgamberi ﷺ.

- Do të të pyes për diçka të madhe, kështu që do të jem i rëndë në pyetje, andaj mos m'u hidhëro.

- “Pyet çfarë të duash”, - i tha Pejgamberi ﷺ.

Po të bëj be në Zotin tënd dhe në të atyre para teje, a me të vërtetë Allahu të ka dërguar te të gjithë njerëzit?

Pejgamberi ﷺ tha: “Po, betohem në Allahun se ashtu është!”

- Po të bëj be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar t'i falësh pesë namaze gjatë ditës e natës?

- “Po, betohem në Allahun se ashtu është.

- Po të pyes, duke të bërë be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar ta agjërosh këtë muaj të vitit? - pyeti ai.

“Po, betohem në Allahun se ashtu është”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

- Po të bëj be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar ta marrësh zekatin prej të pasurve tanë dhe t'ua ndash të varfërve tanë?

- “Po, betohem në Allahun se ashtu është.

Burri në fjalë tha: “Besova në tërë atë në të cilën ti thërret. Jam dërguar nga populli im. Unë jam Dimam ibn Thalebe nga fisi i Sad ibn Bekrit.”

Hadithin e transmetojnë edhe: Musai dhe Ali ibn Abdulhamidi nga Sulejmani, e ky nga Thabiti, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 63

Fjalë të panjohura?

7. Nënkapitulli: Çka përmendet për metodën e njohur të transmetimit të haditheve të quajtur Munavele dhe Përcjellja e diturisë mes dijetarëve të vendeve të ndryshme nëpërmjet letërkëmbimit

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të‎‎) ka thënë: "Othmani i ka shumëzuar mus’hafet dhe i ka dërguar nëpër vende të ndryshme." Këtë veprim Abdullah ibn Omeri, Jahja ibn Seidi dhe Maliku e kanë konsideruar të lejuar. Disa dijetarë të Hixhazit, për vlefshmërinë e përcjelljes së diturisë nëpërmjet metodës el munavele, janë argumentuar me veprimin e Pejgamberit ﷺ kur i shkroi (i dha me vete) komandantit të çetës një letër dhe i tha: "Mos e lexo derisa të arrish në filan vendin." Kur arriti te vendi i përcaktuar, ua lexoi njerëzve dhe i lajmëroi për urdhrin e Pejgamberit ﷺ."

64. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ nëpërmjet dikujt i dërgoi një letër mbretit të Bahrejnit, i cili ia përcolli Kisrait (perandorit të persëve), i cili, me ta lexuar, e grisi copë-copë. Transmetuesi thotë: “Kujtoj që Ibn Musejebi ka thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ atëherë u lut kundër tyre, që edhe ata të bëheshin copë e grimë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 64

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

65. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Mukatili dhe Ebu Haseni na kanë thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njëherë Pejgamberi ﷺ shkroi, - ose ka thënë: donte të shkruante, - një letër, por të pranishmit i thanë: “Ata i lexojnë vetëm letrat e vulosura.” Kështu, Pejgamberi ﷺ mori një unazë argjendi, gdhendur në të mbishkrimin “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut)”. Sikur po e shoh tani bardhësinë shkëlqyese të asaj unaze në dorën e tij.”

I thashë Katades: “Kush ka thënë: “... gdhendur në të mbishkrimin “Muhamed, Resul, Allah”? Katadja tha: “Enesi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 65

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

8. Nënkapitulli: Ulja në fund të mexhlisit ose kudo që ka vend të lirë

66. Nga: Ebu Vakid Lejthiu

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai, e këtij i ka rrëfyer Ebu Murra, i çrobëruari i Akil ibn Ebu Talibit, se Ebu Vakid Lejthiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ndërsa një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ulur në xhami me disa njerëz, erdhën tre persona, dy prej të cilëve iu afruan të Dërguarit të Allahut ﷺ, kurse i treti u largua. Ata dy iu bashkëngjitën tubimit të Dërguarit të Allahut ﷺ: njëri zuri vend në rrethin e formuar nga të pranishmit, e tjetri u ul mbrapa tyre. Ndërkaq, i treti i ktheu shpinën dhe u largua. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ mbaroi fjalimin e tij, tha: “A t'ju tregoj për këta tre persona?

I pari u strehua tek Allahu, andaj Allahu e strehoi;

I dyti u turpërua, andaj edhe Allahu u turpërua prej tij (që ta linte pa e shpërblyer); kurse

I treti ktheu shpinën dhe u largua, kësisoj edhe Allahu u largua prej tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 66

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

9. Nënkapitulli: Hadithi i Pejgamberit ﷺ: “Ndoshta ai të cilit i transmetohet, e kupton më mirë (atë që i është transmetuar) sesa ai që e ka dëgjuar drejtpërdrejt.”

67. Nga: Ebu Bekrete

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishri, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Ibn Sirini se Abdurrahman ibn Ebu Bekrete tregon se e ka dëgjuar të atin duke thënë: “Njëherë Pejgamberi ﷺ, teksa po qëndronte mbi devenë e tij, të cilën një njeri e mbante për freri, - ose ka thënë: për dizgjinësh, - pyeti: “Çfarë dite është sot?” Ne heshtëm, ngaqë menduam se do ta emërtonte me një emër tjetër.

Atëherë ai tha: “A nuk është dita e Bajramit të Kurbanit?

Thamë: “Po, ashtu është.”

Ai pyeti: “Po ky muaj, cili është?”

Përsëri heshtëm, sepse menduam se do ta emërtonte me një emër tjetër.

Ai tha: “A nuk është muaji dhul hixhe (muaji i haxhit)?”

Ne thamë: “Po, ashtu është.”

Ai tha: “Me të vërtetë, gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjtë ndërmjet jush, si shenjtëria e kësaj dite suajës, e këtij muaji tuajit, në këtë qytet tuajin! Ata që janë të pranishëm, le t'ua përcjellin këtë mesazh atyre që nuk janë, sepse ndoshta ata që nuk janë të pranishëm, e kuptojnë më mirë sesa të pranishmit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 67

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

10. Nënkapitulli: Dituria duhet t’u paraprijë fjalës dhe veprës

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dije se s’ka të adhuruar të denjë përveç Allahut!” (Muhamed, 19) Pra, e filloi me diturinë. Dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve: trashëgojnë dijen e tyre. Andaj, kush e merr atë, ka marrë një hise të madhe. Atij që ndjek rrugën e dijes, Allahu ia lehtëson rrugën drejt Xhenetit. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Me të vërtetë, Allahut i druajnë në mënyrë të plotë vetëm robërit e Tij dijetarë.” (Fatir, 28) Po ashtu, ka thënë: “... por këto nuk i kupton kush, pos dijetarëve.” (Ankebut, 43) “Ata (jobesimtarët) thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të gjendeshim midis banorëve të Zjarrit!” (Mulk, 10) Ai ka thënë: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Zumer, 9) Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë” dhe “Dija arrihet duke mësuar.” Ebu Dherri ka thënë: Edhe sikur të ma vendosnit shpatën këtu (bëri me shenjë në qafën e vet) dhe të më shkonte mendja se mund ta përcjell më tutje një fjalë të Pejgamberit ﷺ para se të ma hiqni kokën, do ta bëja këtë gjë. Ibn Abasi, në komentimin e ajetit: “Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit (rabanij)...” (Ali Imran, 79), ka thënë se e ka kuptimin: të urtë (të matur), mendjemprehtë, të ditur. Përmendet se ‘rabanij’ është ai i cili ua mëson (edukon) njerëzve gjërat e vogla para të mëdhave."

11. Nënkapitulli: Këshillat e kohëpaskohshme që Pejgamberi ﷺ ua jepte sahabëve, në mënyrë që të mos mërziteshin

68. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ka nga Ebu Vaili se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na jepte këshilla kohë pas kohe, duke përzgjedhur ditë të caktuara, në mënyrë që të mos mërziteshim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 68

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

69. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos vrazhdoni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 69

Fjalë të panjohura?

12. Nënkapitulli: Ai që u kushton ditë të veçanta kërkuesve të diturisë

70. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri se Ebu Vaili ka thënë: “Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e ka pasur zakon që t'i këshillonte njerëzit çdo të enjte.” Një njeri i tha: “O Ebu Abdurrahman, do të doja të na këshilloje kështu përditë.”

Ibn Mesudi ia ktheu: “S'më ndalon asgjë nga kjo, përveç frikës se mos mërziteni. Unë ju këshilloj herë pas here, sikurse Pejgamberi ﷺ që na këshillonte kohë pas kohe, nga frika se mos mërziteshim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 70

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

13. Nënkapitulli: Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë

71. Nga: Muavi ibn Ebu Sufjani

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Humejd ibn Abdurrahmani tregon: “E kam dëgjuar Muaviun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), teksa po ligjëronte, duke thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë), kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 71

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

14. Nënkapitulli: Aftësia e të kuptuarit të diturisë

72. Nga: Abdullah ibn Omeri

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Nexhihu se Muxhahidi ka thënë: “E kam shoqëruar Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në rrugëtimin për në Medinë dhe nuk e kam dëgjuar duke transmetuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, përveçse një hadith, ku thoshte: “Njëherë ishim ulur pranë Pejgamberit ﷺ dhe dikush solli një koçan (të pemës së hurmës).” Si rrjedhojë, ai tha: “Me të vërtetë, në mesin e pemëve është një pemë që i ngjason muslimanit.” Unë doja të thosha se ishte pema e hurmës, mirëpo, ngaqë isha më i riu nga të gjithë, heshta. Dikur, Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo është pema e hurmës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 72

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

15. Nënkapitulli: Xhelozia në dituri dhe urtësi

Omeri ka thënë: "Mësoni para se të bëheni prijës." Ebu Abdullahu (Buhariu) shton: "Edhe pasi të bëheni prijës, sepse shokët e Pejgamberit ﷺ mësonin edhe në moshë të shtyrë."

73. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ismail ibn Ebu Halidi: - ndryshe nga çfarë na ka treguar Zuhriu - e kam dëgjuar Kajs ibn Ebu Hazimin se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç në dy raste:

1. Ndaj personit që Allahu i ka dhuruar pasuri dhe ai e shpenzon me të drejtë;

2. Dhe ndaj personit që Allahu i ka dhënë urtësi, me të cilën ai gjykon dhe ua mëson të tjerëve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 73

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

16. Nënkapitulli: Transmetimet e përmendura rreth rrugëtimit të Musait ﷺ në det për te Hidri

Fjala e Allahut të Madhërishëm: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh?” (Kehf, 66)

74. Nga: Ubej ibn Kab Ensariu

Muhamed ibn Gurejr Zuhriu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi se këtij i ka treguar babai i vet, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon se Ibn Abasi dhe Hurr ibn Kajs ibn Hisn Fizari debatuan për personin që Musai ﷺ e kishte takuar. Ibn Abasi thoshte se ai ka qenë Hidri. Në bisedë e sipër, pranë tyre kaloi Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ibn Abasi e pa, andaj e thirri e i tha: “Me këtë shok timin diskutuam për personin me të cilin Musai ﷺ kërkonte të takohej. A mos e ke dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë folur për të?”

Ai iu përgjigj: “Po, e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Teksa Musai ﷺ ishte në mesin e një grupi benu israilësh, vajti një njeri dhe i tha: “A njeh ndokënd që është më i ditur se ti?”

- Jo, - tha Musai ﷺ.

Atëherë, Allahu i shpalli: “Po, robi Ynë, Hidri (është më i ditur).”

Musai ﷺ kërkoi takimin me të, e Allahu ia bëri peshkun si shenjë.

- Kur ta kesh humbur peshkun, kthehu, se atëherë do ta takosh atë (Hidrin), - iu tha atij.

Kështu, Musai ﷺ priste humbjen e peshkut në det.

Kur djaloshi, që e shoqëronte, i tha: “Të kujtohet shkëmbi tek i cili pushuam? Aty e kam harruar peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj. Musai ia ktheu: “Këtë po e prisnim.” Andaj u kthyen mbrapa nëpër gjurmët e veta nga kishin ardhur dhe aty e gjetën Hidrin, e pastaj historia vazhdon ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 74

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

17. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ (për Ibn Abasin): “O Allah! Dhuroja dijen e Librit (Kuranit)!”

75. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ më mbërtheu në gjoks duke thënë: “O Allah, mësoja Librin (Kuranin)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 75

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

18. Nënkapitulli: Prej cilës moshë konsiderohet e vlefshme mësimnxënia e të voglit?

76. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Njëherë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po falej pa sutër në Mina, unë, që në atë kohë isha afër moshës së pubertetit, kalova përpara një safi i hipur mbi gomaricë, të cilën e lashë të kulloste, kurse vetë iu bashkëngjita safit. Asnjë i pranishëm nuk ma tërhoqi vërejtjen për këtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 76

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

77. Nga: Mahmud ibn Rabi Ensariu

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Mus'hiri, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Harbi, e këtij i ka treguar Zubejdi, e ky nga Zuhriu se Mahmud ibn Rebiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mbaj në mend se Pejgamberi ﷺ pati mbushur gojën me ujë prej një kove dhe ma pati hedhur në fytyrë (për ashikëri, shaka ose bekim), ndërsa unë atëkohë kam qenë pesëvjeçar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 77

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

19. Nënkapitulli: Rrugëtimi në kërkim të diturisë

Xhabir ibn Abdullahu ka rrugëtuar një muaj të tërë drejt Abdullah ibn Unejsit, për të dëgjuar prej tij një hadith të vetëm.

78. Nga: Ubej ibn Kab Ensariu

Ebu Kasim Halid ibn Haliu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Harbi, e këtij i ka thënë Evzaiu, e këtij i ka rrëfyer Zuhriu se Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi tregon se Ibn Abasi dhe Hurr ibn Kajs ibn Hisn Fezari debatuan për personin që Musai ﷺ e kishte takuar. Në bisedë e sipër, pranë tyre kaloi Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ibn Abasi e pa, andaj e thirri e i tha: “Me këtë shok timin diskutuam për personin me të cilin Musai ﷺ kërkonte të takohej. A mos e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë folur për të?”

Ai iu përgjigj: “Po, e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Teksa Musai ﷺ ishte në mesin e një grupi benu israilësh, vajti një njeri dhe i tha: “A njeh ndokënd që është më i ditur se ti?”

- Jo, - tha Musai ﷺ.

Atëherë, Allahu i Lartësuar i shpalli: “Po, robi Ynë, Hidri (është më i ditur).”

Musai ﷺ kërkoi takimin me të, e Allahu ia bëri peshkun si shenjë. Kur ta kesh humbur peshkun, kthehu, se atëherë do ta takosh atë (Hidrin), - iu tha atij. Kështu, Musai ﷺ priste humbjen e peshkut në det.

Kur djaloshi që e shoqëronte i tha Musait: “Të kujtohet shkëmbi tek i cili pushuam? Aty e kam harruar peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj.” Musai ia ktheu: “Këtë po e prisnim.” Kështu, u kthyen mbrapa nëpër gjurmët e veta nga kishin ardhur dhe aty e gjetën Hidrin, e pastaj historia vazhdon ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 78

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

20. Nënkapitulli: Vlera e atij që mëson për vete dhe i mëson të tjerët

79. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Udhëzimi dhe dituria, me të cilat më ka dërguar Allahu, i shëmbëllejnë shiut kur bie me bollëk në tokë. Në mesin e tokave ka tokë që është e pastër (pjellore), e përthith ujin, ku mbijnë bar e barishte të shumta. Në mesin e tyre ka të atillë që është shterpë, por e mban ujin, andaj me të Allahu u sjell dobi njerëzve: pinë për vete, ua shuajnë etjen të tjerëve dhe ujitin të mbjellat. Por, shiu bie edhe mbi një tjetër lloj toke, e cila është ranore: as e akumulon ujin, as mbin bar në të. Në njërën anë, kështu shëmbëllen ai që e ka kuptuar fenë dhe që ka përfituar nga udhëzimi e dija, me të cilat më ka dërguar Allahu: pra, ka nxënë dije dhe atë ua ka mësuar të tjerëve, kurse, në anën tjetër, është shëmbëllimi i atij që aspak nuk ia vë veshin fesë dhe nuk e pranon udhëzimin e Allahut, me të cilin unë jam dërguar.”

Ebu Abdullahu (Buhariu) citon Is'hakun se ka thënë: “Ndër to ka të atillë që e ndal ujin (në vend të “kabilet" - pranon, ka përdorur shprehjen “kajelet" - ndal), aso që është fund i mbuluar me ujë. Fjala صَّفْصَفا (safsafa, përmendur në suren Taha, 106) e ka kuptimin: e sheshtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 79

Fjalë të panjohura?

21. Nënkapitulli: Zhdukja e diturisë dhe përhapja e injorancës

Rabia ka thënë: Atij që posedon dituri, nuk i ka hije ta humbasë vetveten (duke mos e shpërndarë atë!)

80. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, rrënjosja e injorancës, konsumimi i alkoolit dhe përhapja e zinasë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 80

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

81. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Do t'ju tregoj një hadith, të cilin s'do t'ju tregojë askush pas meje: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, rritja e numrit të femrave dhe pakësimi i numrit të meshkujve, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 81

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

22. Nënkapitulli: Vlera e diturisë

82. Nga: Abdullah ibn Omeri

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Hamza ibn Abdullah ibn Omeri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa isha në gjumë, (në ëndërr) m'u soll një kupë me qumësht nga e cila piva aq shumë, saqë e pashë duke rrjedhur nëpër gishtërinjtë e mi. Pastaj, pjesën e mbetur ia dhashë Omer ibn Hatabit.”

I thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Është dituria.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 82

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

23. Nënkapitulli: Dhënia e fetvasë duke qenë hipur mbi kafshë apo diçka tjetër

83. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Isa ibn Talha ibn Ubejdullahu se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në haxhin lamtumirës, i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal në Mina, që njerëzit ta pyesnin (për ritualet e haxhit). Kështu, një burrë erdhi dhe i tha: “I kam rruar flokët pa dijeni, para se të ther kurbanin.”

- “There se s'ka gjë”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Një tjetër i tha: “E kam therur kurbanin pa dijeni, para se t'i hedh gurët.”

- “Gjuaji se s'ka gjë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.

Sa herë që atë ditë pyetej Pejgamberi ﷺ për ndonjë rit të bërë para ose pas radhës së vet, gjithnjë përgjigjej: “Bëje se s'ka gjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 83

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

24. Nënkapitulli: Përgjigjja në fetva duke bërë me shenjë, me dorë qoftë, apo me kokë

84. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, gjatë haxhit, dikush i tha Pejgamberit ﷺ: “E kam therur kurbanin para se t'i gjuaj guralecët.” Ai bëri me dorë duke thënë: “S'ka gjë.” Pastaj iu tha: “I kam rruar flokët para se ta ther kurbanin.” Ai përsëri bëri me dorë duke thënë: “S'ka gjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 84

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

85. Nga: Ebu Hurejra

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Handhale, e ky nga Salimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të humbet (pakësohet) dituria, do të përhapen injoranca e fitnet, si dhe do të shpeshtohet herxhi.

I thanë: “O i Dërguari i Allahut, ç'është herxhi?” Ai bëri me shenjë duke e lakuar dorën e tij, kështu, duke nënkuptuar vrasjen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 85

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

86. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga Fatimja se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova tek Aishja, e cila ishte duke u falur dhe i thashë: “Çfarë kanë njerëzit?”

Ajo bëri me shenjë nga qielli. Shikova (jashtë) dhe pashë njerëzit (në xhami) teksa faleshin.

- Subhanallah! - tha ajo.

- Diçka e jashtëzakonshme? - e pyeta.

Ajo pohoi me kokë. Pas kësaj, fillova të falem, derisa ishte gati të më binte të fikët, andaj e laga fytyrën me ujë (për ta larguar plogështinë). (Pas namazit), Pejgamberi ﷺ u ngrit, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun Fuqiplotë e pastaj tha: “Çdo gjë që s'kam pasur rastin ta shoh ndonjëherë më parë, më është shfaqur tani, në këtë vend, madje edhe Xheneti dhe Zjarri (Xhehenemi). Më është shpallur se ju të gjithë do të sprovoheni në varret tuaja me sprova si sprova e mesihut Dexhall, ose diçka të ngjashme me të, - transmetuesi nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma. - Do t'i thuhet (secilit prej jush): “Çfarë di për këtë njeri (Pejgamberin ﷺ)?” Besimtari, - ose ka thënë: i binduri, - transmetuesi nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - do të thotë: “Ai është Muhamedi, i Dërguari i Allahut, na ka ardhur me argumente të qarta dhe udhëzim, e ne i jemi përgjigjur dhe e kemi pasuar. Ai është Muhamedi (tri herë).” I thuhet: “Fli i qetë, e dimë mirë se ke qenë i bindur në këtë.” Ndërkaq, hipokriti, - ose ka thënë: i lëkundshmi, - transmetuesi nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - thotë: “Nuk di, dëgjoja njerëzit teksa thoshin diçka, andaj unë e thosha të njëjtën gjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 86

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

25. Nënkapitulli: Nxitja e Pejgamberit ﷺ ndaj delegatëve të Abdulkajsit për ta mësuar imanin dhe diturinë, që më pas t'ua mësonin popullit të tyre

Malik ibn Huvejrithi thotë: "Pejgamberi ﷺ na thoshte: “Kthehuni te familjet tuaja dhe mësoni ata.”

87. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe se Ebu Hamzai thotë: “Teksa po përcillja fjalët e Ibn Abasit atyre që ishin mbrapa meje, ai tha: “Delegacioni i Abdulkajsit erdhi te Pejgamberi ﷺ, e ai u tha: “Cilët jeni ju, o delegacion?” - ose ka thënë: Cilët jeni ju, o njerëz?” - I thanë: “Jemi nga fisi rebia.” Pejgamberi ﷺ tha: “Mirë se erdhët, o njerëz!” Ose u tha: “O delegatë! Nuk do të jeni as të poshtëruar, as pishmanë (që keni ardhur tek unë).”

I thanë: “Ne vijmë prej një toke të largët, e mes nesh dhe jush gjendet vendbanimi i jobesimtarëve të mudarit, dhe nuk po mund të vijmë, përveçse në muajt e shenjtë. Andaj, na urdhëro diçka konkrete, që t'i njoftojmë edhe të tjerët që kemi lënë mbrapa, e me të ta fitojmë Xhenetin. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua urdhëroi katër gjëra dhe ua ndaloi katër të tjera, duke filluar me urdhërimin për ta besuar Allahun, Një dhe të Vetëm.”

Pastaj, u tha: “A e dini ç'është besimi në Allahun, Një dhe të Vetëm?” Ata iu përgjigjën: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai i tha: “Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe dhënia e një të pestës nga preja e luftës.” Pastaj, ua ndaloi: enën prej kungulli, shtambën, vorbën e lyer me katran.

Shuëbe ka thënë: “(Ebu Xhemra) ndoshta e ka përmendur edhe: “fuqinë e drunjtë” ose “koritën e lyer me katran. Në fund, u tha: “Mësojini mirë këto gjëra dhe njoftoni edhe të tjerët që keni lënë mprapa jush.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 87

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

26. Nënkapitulli: Rrugëtimi për të mësuar zgjidhjen e një problemi dhe mësimi i familjes

88. Nga: Ukbe ibn Harith Nufejliu

Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Seid ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë i martuar me të bijën e Ebu Ihab ibn Azizit. Një ditë i vajti një grua e i tha: “Unë i kam dhënë gji Ukbes dhe gruas së tij.” Ukbe i tha: “Mua nuk më kujtohet që më ke dhënë gji e as që më ke treguar ndonjëherë. Kështu, Ukbe shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ në Medinë dhe e pyeti për këtë.” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “E si pra (e mban në kurorë), përderisa është thënë (se ajo është motra jote prej qumështit)?” Rrjedhimisht, Ukbe e shkurorëzoi, e ajo u martua me një burrë tjetër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 88

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

27. Nënkapitulli: Të nxënët e dijes duke zëvendësuar njëri-tjetrin

89. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Ibn Vehbiu na ka thënë: Na ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Ebu Thevri se Abdullah ibn Abasi transmeton se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka rrëfyer: “Unë dhe një fqinj imi ensar jetonim te fisi i Umeje ibn Zejdit, në lagjen Avali në periferi të Medinës. E vizitonim Pejgamberin ﷺ me radhë: një ditë shkonte ai, një ditë shkoja unë. Kur shkoja unë, sillja lajmet e asaj dite, qoftë të shpalljes, qoftë diç tjetër, e kështu vepronte edhe ai, kur kishte radhën. Një ditë, shoku im ensar, teksa po kthehej nga Pejgamberi ﷺ, erdhi dhe trokiti fuqishëm në derën time dhe tha: “A është ai (Omeri) aty?”

U tremba dhe dola jashtë me shpejtësi.

Ai më tha: “Ka ndodhur diçka e madhe.”

Shkova te Hafsa, të cilën e gjeta duke qarë.

A mos vallë ju ka shkurorëzuar Pejgamberi ﷺ? - i thashë.

Nuk e di, - tha.

Pas kësaj, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe, siç qeshë në këmbë, e pyeta: “A i ke shkurorëzuar gratë e tua?”

“Jo”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Me të marrë përgjigjen, thashë: “Allahu ekber!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 89

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

28. Nënkapitulli: Zemërimi gjatë këshillës dhe mësimdhënies, kur vërehet ndonjë gjë e urryer

90. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, saqë nganjëherë gati më ikën namazi (me xhemat), për shkak se filani na e zgjat shumë.”

Ebu Mesudi thotë: “Nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ të zemëruar aq shumë gjatë këshillimit të tij sikurse atë ditë.” Ai na tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia). Ata që u prijnë njerëzve në namaz, të mos ua zgjasin, sepse në mesin e tyre mund të ketë të sëmurë, të dobët dhe të atillë që kanë nevoja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 90

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

91. Nga: Zejd ibn Halid Xhuheniu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Sulejman ibn Bilal Medeniji, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Jezidi, i çrobëruari i Munbeithit se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ për gjënë e humbur. Ai iu përgjigj: “Mbaje në mend mirë qesen, - ose ka thënë: trastën, - dhe lidhësen e saj, pastaj njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë, e pas kësaj mund ta shfrytëzosh. Mirëpo, nëse vjen pronari i saj, jepja.”

Pastaj, po i njëjti person pyeti: “Po deveja e humbur?”

Pejgamberi ﷺ u hidhërua, aq sa iu skuqën mollëzat, - ose ka thënë: iu skuq fytyra, - dhe tha: “Ç'ke ti me të, kur ajo e ka me vete ujin dhe posedon thundra me të cilat mund të shkojë të pijë e të kullotë. Pra, lëre derisa ta gjejë pronari i vet.”

- E delja e humbur? - pyeti sërish burri në fjalë.

Pejgamberi ﷺ tha: “Ja e merr ti, ja vëllai yt, ja i mbetet ujkut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 91

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

92. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u pyet rreth disa gjërave që nuk i pëlqenin dhe, kur e tepruan me pyetje, u hidhërua dhe u tha të pranishmëve: “Pyetni çfarë të doni.”

Një burrë pyeti: “Kë kam baba unë?”

- “Baba e ke Hudhafen”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Një tjetër u ngrit dhe tha: “Po babai im, kush është, o i Dërguari i Allahut?”

- “Babai yt është Salimi, i çrobëruari i Shejbës”, - iu përgjigj ai ﷺ.

Kur Omeri vërejti hidhërimin në fytyrën e tij, tha: “O i Dërguari i Allahut, i kërkojmë falje Allahut Fuqiplotë (që të kemi shqetësuar)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 92

Fjalë të panjohura?

29. Nënkapitulli: Ulja në gjunjë para imamit ose muhadithit

93. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ doli para njerëzve, kurse Abdullah ibn Hudhafe u ngrit dhe e pyeti: “Kë kam baba unë?”

Ai tha: “Baba e ke Hudhafen.”

Pastaj, disa herë u tha: “Pyetni ç'të doni!”

Omeri u ul në gjunjë dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin ﷺ për Pejgamber.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ u ndal.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 93

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

30. Nënkapitulli: Përsëritja e fjalës (apo fjalisë) tri herë, që të kuptohet më mirë

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “... edhe dëshmia e rrejshme” - dhe vazhdonte së përsërituri. Ibn Omeri ka thënë: "Pejgamberi ﷺ tha tri herë: “A e kumtova?”

94. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abde na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Muthena, e këtij i ka treguar Thumame ibn Abdullahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, kur Pejgamberi ﷺ përshëndeste dikë me selam, e bënte këtë tri herë dhe, kur fliste diçka, e përsëriste tri herë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 94

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

95. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abde ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Muthena, e këtij i ka treguar Thumame ibn Abdullahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, kur Pejgamberi ﷺ thoshte diçka, e përsëriste tri herë, që të kuptohej më mirë. Po ashtu, kur shkonte te ndokush dhe i jepte selam, e bënte këtë tri herë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 95

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

96. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Jusuf ibn Maheku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Në një prej rrugëtimeve tona i Dërguari i Allahut ﷺ ngeli mbrapa nesh. Kur na zuri, namazit të ikindisë pothuajse i kishte kaluar koha (e rregullt), ne filluam t'i pastronim këmbët (gjatë abdesit) me nguti dhe jo mirë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ, dy-tri herë, thirri me zë të lartë: “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 96

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

31. Nënkapitulli: Personi që mëson robëreshën dhe gruan e vet

97. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Muharibi, e këtij i ka treguar Salih ibn Hajani se Amir Shabiu ka thënë: Më ka treguar Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Tre persona kanë shpërblim të dyfishtë:

1. Personi, ithtar i Librit, që e ka besuar pejgamberin e vet dhe e beson Muhamedin ﷺ;

2. Robi që kryen detyrat ndaj Allahut Fuqiplotë dhe detyrat ndaj zotërisë së vet;

3. Personi që posedon robëreshë, të cilën e edukon dhe e mëson në formën më të mirë, e pastaj e liron dhe martohet me të, i tilli shpërblehet dy herë.”

Pastaj, Amiri i tha nxënësit të tij: “Ta dhamë këtë hadith pa ndonjë mund të madh, ndërsa më herët njerëzit udhëtonin deri në Medinë për diçka edhe më të vogël se kjo.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 97

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

32. Nënkapitulli: Të këshilluarit dhe të mësuarit e grave nga ana e imamit

98. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ejubi se Atai tregon: “E kam dëgjuar Ibn Abasin duke thënë: “Dëshmoj se Pejgamberi ﷺ, - ose ka thënë: Dëshmoj se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ doli bashkë me Bilalin, duke menduar se gratë nuk kishin dëgjuar, andaj shkoi tek ato, i këshilloi dhe i urdhëroi që të jepnin lëmoshë. Si rrjedhojë, gratë filluan t'i jepnin vathët dhe unazat (sadaka), ndërsa Bilali i tubonte ato në rrobën e tij.”

Ismaili transmeton nga Ejubi, e ky nga Atai, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: “Dëshmoj se Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 98

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?

33. Nënkapitulli: Interesimi dhe kujdesi ndaj mësimit të hadithit

99. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Sulejmani, e ky nga Amër ibn Ebu Amri, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tënd Ditën e Gjykimit?” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kam pandehur, o Ebu Hurejre, se askush para teje nuk do të më pyesë për këtë çështje, për shkak se kam vënë re se ke interesim të madh ndaj hadithit. Njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tim Ditën e Gjykimit është ai që deklaron “la ilahe il-lallah (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)" me zemër të sinqertë, - ose ka thënë: me sinqeritet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 99

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

34. Nënkapitulli: Si ndodh humbja e diturisë?

Omer ibn Abdulazizi i shkroi letër Ebu Bekër ibn Hazmit: "Mblidhi hadithet e të Dërguarit të Allahut ﷺ që gjenden në krahinën tënde dhe shkruaji ato, sepse frikohem mos po humbet dija e mos po vdesin dijetarët. Mos prano diç tjetër përveç haditheve të Pejgamberit ﷺ. Le të përhapet dituria dhe le të tubohen për t’i mësuar ata që nuk dinë, sepse dituria humbet vetëm kur mësohet fshehtas."

100. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i vet se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Allahu nuk e largon diturinë duke e hequr atë përnjëherë nga njerëzit, por e heq atë përmes vdekjes së dijetarëve, derisa të mos mbetet asnjë dijetar. E, kur të mos mbetet asnjë dijetar, njerëzit do t'i marrin për prijës injorantët, të cilët, kur të pyeten, do të japin përgjigje pa dije. Kështu, devijojnë veten dhe të tjerët.”

Firabriu ka thënë: “Na ka treguar Abasi, e këtij i ka treguar Kutejbe, e këtij i ka treguar Xheriri, e ky nga Hishami, ngjashëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 100

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

35. Nënkapitulli: A bën t'u caktohet femrave një ditë e posaçme për të nxënë dituri?

101. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ibn Asbehani se e ka dëgjuar Ebu Salih Dhekvanin se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë gratë i thanë Pejgamberit ﷺ: “Burrat s'po na lënë hapësirë për të marrë pjesë (në mësimet e tua), andaj na ndaj edhe neve një ditë. Rrjedhimisht, Pejgamberi ﷺ u premtoi një ditë, në të cilën shkoi dhe i takoi, i këshilloi dhe i urdhëroi për punë të mira. Në një prej këtyre mësimeve, një prej gjërave që ua tha, ishte: “Nuk ndodh që një nëne t'i vdesin tre fëmijë e që ata të mos i bëhen pengesë nga Zjarri.” Një grua tha: “Po dy?” Pejgamberi ﷺ tha: “Edhe dy.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 101

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

102. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdurrahman ibn Asbehani, e ky nga Dhekvani, e ky nga Ebu Seid Hudriu, e ky nga Pejgamberi ﷺ, hadithin paraprak. Po ashtu, Abdurrahman Asbehani ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Hazimin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në lidhje me hadithin paraprak ka shtuar: “Tre fëmijë që nuk e kanë arritur pubertetin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 102

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

36. Nënkapitulli: Kur dikush dëgjon diçka, porse vazhdon të pyesë, derisa ta kuptojë mirë

103. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Seid ibn Ebu Merjem na ka thënë: Na ka rrëfyer Nafi ibn Omeri se Ibn Ebu Mulejke tregon se, sa herë që Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, dëgjonte diç që nuk e kuptonte, pyeste derisa t'i sqarohej mirë. Njëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që merret në llogari, veçse është dënuar.”

Aishja thotë: “Në atë rast unë e pyeta: “A nuk thotë Allahu i Lartësuar: “Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë.” (Inshikak, 8)?”

Pejgamberi ﷺ më tha: “Kjo, që po thua ti, është paraqitja para Allahut, kurse ai që merret në llogari (hollësisht), është i shkatërruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 103

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

37. Nënkapitulli: Ai që ka qenë i pranishëm, le t’ia përcjellë diturinë atij që ka munguar

Këtë e ka transmetuar Ibn Abasi nga Pejgamberi ﷺ.

104. Nga: Ebu Shurejh Adeviu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seidi se Ebu Shurejhu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Amër ibn Seidit, i cili po i dërgonte forcat ushtarake për në Mekë: “Më lejo të të them diçka, o prijës! Dua të të përcjell një thënie, që i Dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë një ditë pas Çlirimit të Mekës, fjalë të cilat i kam dëgjuar me veshët e mi, e ka ruajtur zemra ime (e kam kuptuar dhe mbajtur në mend mirë), dhe e kanë parë sytë e mi (Pejgamberin ﷺ) kur e ka thënë atë fjalë. Ai, fillimisht, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Mekën e ka shenjtëruar Allahu, e jo njerëzit. Andaj, nuk i lejohet askujt që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit të derdhë gjak në të e as t'i presë pemët e saj. E, nëse dikush arsyetohet me luftën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në të, thoni: “Këtë Allahu ia ka lejuar vetëm të Dërguarit të Vet, e jo juve.” Mua më është lejuar lufta brenda saj vetëm në një pjesë të ditës e pastaj sërish i është kthyer shenjtëria (ndalesa), siç ka qenë më herët. Andaj, të pranishmit le t'i lajmërojnë ata që mungojnë.”

Dikush i tha Ebu Shurejhut: “Çfarë ka thënë Amri?” Ai tha: “Më ka thënë: “Unë jam më i ditur se ti, o Ebu Shurejh (për këtë çështje): “Meka nuk e mbron mëkatarin, gjakatarin e hajdutin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 104

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

105. Nga: Ebu Bekrete

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi, e ky nga Ibn Ebu Bekrete se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, gjaku dhe pasuria juaj - Muhamedi (ibn Sirini) thotë: “Më duket se ka thënë edhe: nderi juaj, - janë të shenjta (të ndaluara) ndërmjet jush, si shenjtëria e kësaj dite suajës, e këtij muaji tuajit. Vini re! Ju që jeni të pranishëm, duhet t'ua përcillni këto fjalë atyre që s'janë të pranishëm.”

Muhamedi (ibn Sirini) thoshte: “Të vërtetën e ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Në fund, Pejgamberi ﷺ shtoi: “A jua kam kumtuar (mesazhin prej Allahut)?” - këtë e përsëriti dy herë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 105

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

38. Nënkapitulli: Mëkati i atij që gënjen ndaj Pejgamberit ﷺ

106. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Mensuri, e ky e ka dëgjuar Ribij ibn Hirashin se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos gënjeni për mua, se ai që gënjen për mua, do të hyjë në Zjarr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 106

Fjalë të panjohura?

107. Nga: Abdullah ibn Zubejri

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Xhami ibn Shedadi, e ky nga Amiri, i biri i Abdullah ibn Zubejrit, se babai i tij Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Njëherë, i thashë Zubejrit: “Nuk po të dëgjoj së transmetuari nga i Dërguari i Allahut ﷺ, siç bën filani e filani.” Ai ia ktheu: “Unë asnjëherë nuk i jam ndarë atij, mirëpo njëherë e kam dëgjuar duke thënë: “Ai që gënjen për mua, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 107

Fjalë të panjohura?

108. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ajo që më pengon t'ju tregoj shumë hadithe është se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 108

Fjalë të panjohura?

109. Nga: Seleme ibn Ekvai

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ai që thotë për mua atë që nuk kam thënë, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 109

Fjalë të panjohura?

110. Nga: Ebu Hurejra

Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time. Ai që më sheh në ëndërr, më ka parë në të vërtetë, sepse shejtani nuk personifikohet dot në pamjen time. E, ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 110

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

39. Nënkapitulli: Të shkruarit e diturisë

111. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga Sufjani, e ky nga Mutarrifi, e ky nga Shabiu se Ebu Xhuhajfe tregon se e pyeti Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A posedoni diçka të shkruar (prej Pejgamberit ﷺ)?”

Ai tha: “Jo, përveç Librit të Allahut, të kuptuarit (e Kuranit) që i është dhënë ndonjë muslimani dhe kësaj që gjendet (e shkruar) në këtë fletushkë.

- E çfarë ka në këtë fletushkë? - i tha Ebu Xhuhajfe.

- Rregullat se kur farefisi i dorasit obligohen të shpaguajnë gjakun, lirimin e të burgosurit dhe normën se besimtari nuk mbytet për jobesimtarin, - iu përgjigj Aliu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 111

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

112. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Nuajm Fadël ibn Dukejni na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në vitin e Çlirimit të Mekës disa pjesëtarë të fisit huzaë vranë një burrë nga fisi benu lejth, në shenjë hakmarrjeje për një të vrarë të tyre. Pasi Pejgamberi ﷺ u njoftua për këtë, hipi mbi kafshën e tij dhe tha: “Allahu e ka ndaluar vrasjen në Mekë, - ose ka thënë: (Allahu e ka penguar) elefantin (e Ebrahasë, që të hynte në Mekë)”, - Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Kështu ka thënë Ebu Nuajmi: ... dhe e ka vënë Mekën nën pushtetin e Pejgamberit ﷺ dhe besimtarëve. Vini re! Lufta në të nuk i është lejuar askujt, as para meje, as pas meje. Mua më është lejuar vetëm për një pjesë të ditës, porse tani ajo prapë më është ndaluar. Në të nuk lejohet as shkulja e gjembave, as prerja e pemëve, si dhe nuk merret gjëja e humbur, përveç nëse lajmërohet. Familja e të vrarit ka dy zgjedhje: o i shpaguhet gjaku i të vrarit (në para), o merret hak për të.”

Atëherë një burrë nga Jemeni tha: “Ma shkruaj këtë, o i Dërguari i Allahut!”

Ai tha: “Shënojani Ebu Filanit këto gjëra.”

Pas kësaj, dikush nga kurejshët tha: “Përveç idhhirit, o i Dërguari i Allahut, sepse e përdorim në shtëpitë dhe varret tona.”

- “Përveç idhhirit”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 112

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

113. Nga: Ebu Hurejra

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, se këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka rrëfyer Vehb ibn Munebihu, e ky nga vëllai i vet se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Asnjë shok i Pejgamberit ﷺ nuk ka transmetuar hadithe më shumë se unë, përveç Abdullah ibn Amrit, sepse ai shkruante, kurse unë jo.”

Transmetimin e Sufjanit e përforcon Mameri nga Hemami, e ky nga Ebu Hurejra.

Referenca: Sahihu i Buhariut 113

Fjalë të panjohura?

114. Nga: Abdullah ibn Abasi

Jahja ibn Sulejman ibn Jahjai na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberin ﷺ e rëndoi shumë sëmundja (prej së cilës vdiq më pas), tha: “Më sillni një letër, t'ju shkruaj një amanet, pas të cilit nuk do të devijoni kurrë.”

Omeri tha: “Pejgamberin ﷺ e kaploi agonia, ndërkohë ne e kemi Librin e Allahut, i cili na mjafton.” Të pranishmit filluan të debatonin dhe krisi shamata. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Largohuni prej këtu, se nuk lejohet fjalosja në praninë time.”

Ibn Abasi doli dhe tha: “Ç'fatkeqësi e madhe që, shkaku i kësaj (fjalosjeje), Pejgamberi ﷺ nuk e shkroi dot shkresën!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 114

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?