Hadithet e ngjashme me hadithin 763
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
763. Nga: Abdullah ibn Abasi
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Fadli e dëgjoi atë duke lexuar suren Murselat e në atë rast i tha: “Betohem në Allahun, o biri im, se me leximin e kësaj sureje më kujtove se ky ka qenë leximi i fundit që kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, që e pati kënduar në namazin e akshamit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 763
Fjalë të panjohura?