Hadithet e ngjashme me hadithin 773
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
773. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ me një grup shokësh u nisën për te Tregu Ukadh. Në atë kohë, shejtanëve u ishin penguar lajmet e qiellit përmes meteorëve dhe, me t'u kthyer në mesin e popullit të vet, ishin pyetur:
- Ç'ka ndodhur me ju?
- Na janë penguar lajmet e qiellit dhe na janë lëshuar meteorët, - thanë.
- Meqë ju qenkan penguar lajmet e qiellit, me siguri paska ndodhur diçka (e madhe). Shpërndahuni nëpër skajet e Tokës dhe kërkojeni shkakun e pengimit të lajmeve qiellore, - thanë populli.
Ata (shejtanët), që u nisën në drejtim të Tihames, po shkonin drejt Pejgamberit ﷺ, i cili kishte arritur në Nahle, rrugës për te tregu Ukadh. E hasën duke e falur namazin e sabahut me shokët e tij. Kur e dëgjuan Kuranin, u ndalën dhe veshtuan. Pastaj thanë: “Betohemi në Allahun se ky qenka shkaku që ju janë penguar lajmet e qiellit.”
Me t'u kthyer në mesin e popullit të vet, iu drejtuan: “O populli ynë! “... Ne kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm, i cili udhëzon në rrugën e drejtë dhe kemi besuar në të, prandaj kurrsesi më nuk do t'i shoqërojmë askënd Zotit tonë (në adhurim)!” (Xhin, 1-2) Atëherë, Allahu ia zbriti Pejgamberit ﷺ: “Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se disa xhinë kanë dëgjuar (Kuranin)...” (Xhin, 1) Ajo që iu shpall Pejgamberit ﷺ kanë qenë fjalët e xhinëve (që ua kishin thënë popullit të vet).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 773
Fjalë të panjohura?