Hadithet e ngjashme me hadithin 786

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

826. Nga: Imran ibn Husajni

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Gajlan ibn Xheriri se Mutarrifi tregon: “Bashkë me Imranin u falëm pas Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Kur ai binte në sexhde, bënte tekbirin, kur ngrihej nga sexhdja, bënte tekbirin dhe, kur ngrihej pas dy rekatesh, bënte tekbirin. Pasi dha selam, Imrani më kapi për dore dhe më tha: “Na e fali namazin siç e falte Muhamedi ﷺ.” Ose ka thënë: “Ma kujtoi namazin e Muhamedit ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 826

Fjalë të panjohura?

786. Nga: Imran ibn Husajni

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Gajlan ibn Xheriri se Mutarrif ibn Abdullahu tregon: “Një ditë, unë dhe Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u falëm mbrapa Aliut. Sa herë që binte në sexhde, bënte tekbirin dhe, sa herë që e ngrinte kokën, bënte tekbirin. Kur ngrihej në këmbë, pas dy rekatesh, bënte tekbirin. Pas përfundimit të namazit, Imran ibn Husajni më kapi për dore dhe më tha: “Ky njeri ma kujtoi namazin e Muhamedit ﷺ.” Ose ka thënë: “Na e fali namazin ashtu siç na e falte Muhamedi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 786

Fjalë të panjohura?

784. Nga: Imran ibn Husajni

Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Xhurejriu, e ky nga Ebu Alai, e ky nga Mutarrifi se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se u fal me Aliun në Basra dhe tha: “Ky burrë na e kujtoi namazin që e falnim me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Më pas, tregoi se si ai bënte tekbirin sa herë që ngrihej e ulej.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 784

Fjalë të panjohura?