Hadithet e ngjashme me hadithin 821

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

821. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë jua fal namazin juve ashtu siç na e falte neve Pejgamberi ﷺ.”

Thabiti thotë: “Enesi vepronte një gjë që nuk ju kam parë duke e vepruar ju: kur ngrihej nga rukuja, qëndronte në këmbë (aq gjatë), saqë dikush mund të thoshte (me vete): “Harroi (të vazhdojë faljen)” dhe qëndronte mes dy sexhdeve aq sa dikush mund të thoshte: “Harroi (të vazhdojë faljen).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 821

Fjalë të panjohura?

800. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Thabiti tregon se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) falej për të na e demonstruar namazin e Pejgamberit ﷺ. Kur ngrihej nga rukuja, rrinte në këmbë, aq sa thoshim me vete: “Harroi!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 800

Fjalë të panjohura?