Hadithet e ngjashme me hadithin 842

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

841. Nga: Abdullah ibn Abasi

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Mabedi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ngritja e zërit gjatë dhikrit, pas namazit farz, ka qenë traditë në kohën e Pejgamberit ﷺ. E kuptoja që e kishin përfunduar namazin kur e dëgjoja atë (zërin e dhikrit që e bënin xhemati pas namazit).

Referenca: Sahihu i Buhariut 841

Fjalë të panjohura?

842. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka rrëfyer Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kuptoja përfundimin e namazit të Pejgamberit ﷺ nga zëri i tekbireve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 842

Fjalë të panjohura?