Hadithet e ngjashme me hadithin 849
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
849. Nga: Umu Seleme
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, pasi Pejgamberi ﷺ jepte selam, qëndronte një copë herë në vendin e tij (para se të kthehej nga xhemati).
Ibn Shihabi thotë: “Mendoj, ndërkohë Allahu e di më së miri, se Pejgamberi ﷺ përmes këtij veprimi priste derisa gratë të dilnin (prej xhamisë).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 849
Fjalë të panjohura?
837. Nga: Umu Seleme
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ jepte selam, gratë ngriheshin menjëherë pas selamit, ndërsa ai qëndronte një copë herë para se të ngrihej.”
Ibn Shihabi thotë: “Mendoj, ndërkohë Allahu e di më së miri, se Pejgamberi ﷺ qëndronte ashtu derisa largoheshin gratë, në mënyrë që burrat të mos i arrinin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 837
Fjalë të panjohura?
850. Nga: Umu Seleme
Ibn Ebu Merjemi ka thënë: Na ka rrëfyer Nafi ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Xhafer ibn Rebia, e këtij i ka shkruar Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Hind bint Harith Firasija se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ jepte selam, gratë dilnin dhe shkonin nëpër shtëpitë e tyre, pastaj kthehej nga xhemati.”
Ibn Vehbiu transmeton nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Hind Firasija. Othman ibn Omeri ka thënë: “Na ka treguar Junusi nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Hind Firasija.” Zubejdi ka thënë: “Më ka treguar Zuhriu se këtij i ka rrëfyer Hind bint Harith Kureshija, - e cila ishte nën kurorën e Mabed ibn Mikdadit, i cili ishte aleat i fisit benu zehras, andaj hynte te gratë e Pejgamberit ﷺ.” Shuajbi transmeton nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Hind Kurashija. Ibn Ebu Atiku transmeton nga Zuhriu, e ky nga Hind Firasija. Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi nga një grua kurejshe, e kjo i ka treguar nga Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 850
Fjalë të panjohura?