Hadithet e ngjashme me hadithin 905

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

940. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Ukbe Shejbaniu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Is'hak Fezariu, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e premte shkonim herët në xhami, andaj dremitnim pas namazit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 940

Fjalë të panjohura?

905. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkonim herët në namazin e xhumasë, andaj dremitnim pas namazit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 905

Fjalë të panjohura?