Hadithet e ngjashme me hadithin 928

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

928. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufedali, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i mbante dy hutbe, ndërmjet të cilave qëndronte pakëz ulur.

Referenca: Sahihu i Buhariut 928

Fjalë të panjohura?

920. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ubejdullah ibn Omer Kavariri na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e mbante hutben në këmbë, pastaj ulej, pastaj ngrihej sërish, siç veproni ju tani.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 920

Fjalë të panjohura?