Hadithet e ngjashme me hadithin 936

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

936. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muavi ibn Amri na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e ky nga Husajni, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një ditë, teksa po faleshim me Pejgamberin ﷺ, erdhi një karvan devesh që bartte mallra ushqimore. Kur e hetuan këtë, të gjithë të pranishmit shkuan drejt tij, përveç dymbëdhjetë personave. Atëherë zbriti ajeti: “Mirëpo, sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo...” (Xhumua, 11)

Referenca: Sahihu i Buhariut 936

Fjalë të panjohura?