Hadithet e ngjashme me hadithin 963

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

957. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enesi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, për Bajramin e Kurbanit ose Fitrit, i Dërguari i Allahut ﷺ njëherë falej, e pas namazit e mbante hutben.

Referenca: Sahihu i Buhariut 957

Fjalë të panjohura?

963. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ, Ebu Bekri dhe Omeri namazin e Bajrameve e falnin para hutbes.

Referenca: Sahihu i Buhariut 963

Fjalë të panjohura?