40 hadithet — Hadithi 10

10. Nënkapitulli: Allahu është i Mirë dhe e pranon vetëm të mirën

10. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Allahu është i Mirë dhe pranon vetëm atë që është e mirë. Ai i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar të dërguarit, duke thënë: "O të dërguar! Hani nga të mirat dhe bëni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju!” (Muminun, 51) Po ashtu ka thënë: "O besimtarë! Hani ushqimet e lejuara që jua kemi dhënë.” (Bekare, 172)" Pastaj (i Dërguari ﷺ) përmendi një njeri që kishte udhëtuar gjatë, flokëshprishur e i pluhurosur kishte ngritur duart lart duke thënë: “O Zot! O Zot!” Ndërkohë, ushqimi i tij ishte haram, pija e tij ishte haram, veshja e tij ishte haram, ishte ushqyer me haram! E si t'i pranohet lutja?!"

Referenca: 40 hadithet 10