40 hadithet — Hadithi 42

42. Nënkapitulli: O bir i Ademit, sa herë që më lut e shpreson tek Unë...

42. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: “O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, të fal çfarëdo mëkati dhe s'kam dert. O biri i Ademit, nëse mëkatet tua arrijnë deri në qiell, pastaj më kërkon falje, Unë të fal dhe s'kam dert. O biri i Ademit, po erdhe tek Unë me gabime sa madhësia e Tokës dhe më takon pa më bërë shirk asgjë, Unë do të të vij me falje sa madhësia e saj.”

Referenca: 40 hadithet 42