40 hadithet — Hadithi 7
7. Nënkapitulli: Feja është besnikëri
7. Nga: Temim Dariu
Ebu Rukaje, Temim ibn Evs Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Feja është besnikëri.”
- Ndaj kujt? - e pyetëm.
Ai tha: “Ndaj Allahut, ndaj Librit të Tij, ndaj të Dërguarit të Tij, ndaj prijësve të muslimanëve, si dhe ndaj mbarë muslimanëve.”
Referenca: 40 hadithet 7