Umdetul Ahkam — Hadithi 105

9. Nënkapitulli: Leximi në namaz

105. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë në një ekspeditë. Sa herë që ai ua falte namazin shokëve të vet, gjithmonë e mbaronte me suren Ihlas. Kur u kthyen, ata ia përmendën Pejgamberit ﷺ këtë gjë, i cili tha: “Pyeteni atë përse vepron kështu.” Pasi e pyetën, ai tha: “Sepse përmban cilësitë e të Gjithëmëshirshmit (Rrahmanit), gjë që më bën ta dua leximin e saj.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Lajmërojeni se atë e do Allahu.”

Referenca: Umdetul Ahkam 105