Umdetul Ahkam — Hadithi 107

10. Nënkapitulli: Lërja e shqiptimit të Bismilahi Rrahmani Rrahim (Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit) zëshëm

107. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, Ebu Bekri dhe Omeri e fillonin namazin me: “Elhamdu lilahi Rabil alemin (Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve).”

Në transmetimin (e Muslimit): “Jam falur mbrapa të Dërguarit të Allahut ﷺ, Ebu Bekrit, Omerit e Othmanit, dhe asnjërin prej tyre nuk e kam dëgjuar të lexojë me zë: “Bismilahi Rrahmani Rrahim.”

Njashtu në tekstin e Muslimit: “Jam falur mbrapa Pejgamberit ﷺ, Ebu Bekrit, Omerit e Othmanit dhe të gjithë leximin e fillonin me: “Elhamdu lilahi rabil alemin”, pa lexuar më zë: “Bismilahi Rrahmani Rrahim", as para, e as pas sures Fatiha.”

Referenca: Umdetul Ahkam 107