Umdetul Ahkam — Hadithi 172

24. Nënkapitulli: Namazi i xhenazes

172. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që merr pjesë në përcjelljen e xhenazes derisa t'i falet namazi i xhenazes, do të ketë (shpërblim) një kirat e, nëse vazhdon të marrë pjesë derisa të varroset, do të ketë dy kiratë.” Dikush e pyeti: “Ç'madhësi kanë dy kiratë?” Pejgamberi ﷺ tha: “Sa dy male të mëdha.”

Ndërkaq, te Muslimi: “Më e vogla prej tyre është sa Kodra e Uhudit.”

Referenca: Umdetul Ahkam 172