Umdetul Ahkam — Hadithi 18
1. Nënkapitulli: Pastërtimi pas kryerjes së nevojave fiziologjike
18. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, e ndau në dysh dhe nguli në secilin varr nga një pjesë.”
I thanë: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?”
Tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që këto degë janë të njoma.”
Referenca: Umdetul Ahkam 18