Umdetul Ahkam — Hadithi 278

5. Nënkapitulli: Kamata dhe këmbimi

278. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e shitni arin me ar, përveç në sasi të njëjtë, dhe mos e vlerësoni njërin më shumë se tjetrin. Mos e shitni argjendin me argjend, përveç në sasi të njëjtë dhe mos e vlerësoni njërin më shumë se tjetrin. Atë që e posedoni mos e shitni me diçka të tillë veresie.

Në një tekst qëndron: “... përveç nëse të dyja dorëzohen dorë me dorë.”

Në një tekst tjetër qëndron: “... përveç në peshë të njëjtë, në sasi të njëjtë dhe në masë të njëjtë.”

Referenca: Umdetul Ahkam 278