Umdetul Ahkam — Hadithi 332
332. Nga: Ebu Dherr Gifariu
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thëtë: “Ai që thirret jo në emër të babait të vet, me vetëdije, ka mohuar Allahun (mirësinë e Tij); ai që pretendon pronësinë e diçkaje të huaj, nuk është prej nesh dhe le të përgatitet për ulësen prej Zjarri; si dhe ai që cilëson dikë me epitetin jobesimtar ose i thotë: “Armik i Allahut", ndërkohë që nuk është ashtu, ky epitet i kthehet vetë atij (thënësit).” Këtë e transmeton Muslimi, ndërsa Buhariu tansmeton ngjashëm me këtë.
Referenca: Umdetul Ahkam 332