Umdetul Ahkam — Hadithi 344
344. Nga: Omer ibn Hatabi
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë konsultoi njerëzit në lidhje me gruan që aborton foshnjën të vdekur (si pasojë e goditjes nga tjetërkush). Atëherë Mugire ibn Shuëbe i tha: “Isha i pranishëm kur Pejgamberi ﷺ gjykoi që shpagimi për të të jetë sa vlera e robit ose robëreshës së shtrenjtë. Në atë rast Omeri tha: “Më sill edhe dikë që dëshmon me ty.” Kështu Muhamed ibn Mesleme dëshmoi për këtë.
Referenca: Umdetul Ahkam 344