Umdetul Ahkam — Hadithi 364
364. Nga: Eshath ibn Kajsi
Eshath ibn Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam pasur një zënkë me një person, andaj shkuam të sqaroheshim tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: “Ose silli dy dëshmitarë, ose ai do të betohet.” Unë ia ktheva: “Por, ai do të betohet dhe s'e ka dert betimin!"
Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që t'i përvetësojë dikujt pasurinë, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.”
Referenca: Umdetul Ahkam 364