Umdetul Ahkam — Hadithi 73
4. Nënkapitulli: Drejtimit nga kibla
73. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një ditë, teksa njerëzit ishin duke e falur namazin e sabahut në Xhaminë e Kubasë, u vajti një lajmëtar dhe u tha: “Sonte të Dërguarit të Allahut ﷺ i ka zbritur një pjesë e Kuranit dhe është urdhëruar të drejtohet nga Qabeja, andaj drejtohuni nga ajo.” Ata ishin të kthyer në drejtim të Shamit, kështu që u kthyen nga Qabeja."
Referenca: Umdetul Ahkam 73