Umdetul Ahkam — Hadithi 8

8. Nga: Othman ibn Afani

Humrani, i çrobëruari i Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se një ditë Othman ibn Afani kërkoi një enë me ujë (për të marrë abdes). Kështu, fillimisht e derdhi (ujin nga ena e) i lau pëllëmbët tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në ujë dhe e shpëlau gojën e hundën, pastaj lau fytyrën e duart deri në bërryla nga tri herë, i dha mes'h kokës e, fare në fund, i lau këmbët deri te nyjat tri herë. Pastaj tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që merr abdes në këtë formë dhe i fal dy rekate, pa u shpërqendruar, i falen mëkatet e së kaluarës.”

Referenca: Umdetul Ahkam 8