Umdetul Ahkam — Hadithi 95
7. Nënkapitulli: Forma e namazit të Pejgamberit ﷺ
95. Nga: Malik ibn Huvejrithi
Ebu Kilabe, Abdullah bin Zejd Xhermi Basriu tregon: “Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në xhaminë tonë dhe na tha: “Do t'ju prij në namaz (nafile), por jo në farz, në mënyrë që t'ju tregoj si falej Pejgamberi ﷺ.”
Ejubi e pyeti Ebu Kilaben:
- E si u fal (Maliku)?
- Sikurse hoxha ynë, - iu përgjigj Ebu Kilabe.
Ejubi thotë: “Qëndronte ulur në rekatin e parë, pasi e ngrinte kokën nga sexhdja, para se të ngrihej në këmbë.”
Me togfjalëshin “hoxha ynë” ka pasur për qëllim Ebu Burejd Amër ibn Selime Harbin, dhe thuhet: Ebu Jezidi.
Referenca: Umdetul Ahkam 95