Sahihu i Buhariut — Hadithi 1069

3. Nënkapitulli: Sexhdja në suren Sad

1069. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sulejman ibn Harbi dhe Ebu Numani kanë thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Surja Sad nuk përmban sexhde të obliguar (të leximit). Mirëpo, e kam parë Pejgamberin ﷺ duke rënë në sexhde gjatë leximit të saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1069

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?