Sahihu i Buhariut — Hadithi 1070

4. Nënkapitulli: Sexhdja në suren Nexhm

Këtë e transmeton Ibn Abasi nga Pejgamberi ﷺ.

1070. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Esvedi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e lexoi suren Nexhm dhe ra në sexhde. Asnjë i pranishëm nuk mbeti pa rënë në sexhde, përveç një burri, i cili mori një grusht me guralecë ose dhé, e ngriti në ballë dhe (duke ironizuar sexhden) tha: “Më mjafton kjo.”

Më vonë, pashë se i njëjti u vra si jobesimtar.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1070

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?