Sahihu i Buhariut — Hadithi 1076

9. Nënkapitulli: Kur imami e lexon ajetin e sexhdes në mesin e një turme njerëzish

1076. Nga: Abdullah ibn Omeri

Bishr ibn Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ndërsa rrinim te Pejgamberi ﷺ, ndonjëherë e lexonte ajetin e sexhdes dhe binte në sexhde, e edhe ne të gjithë binim në sexhde pas tij. Dhe, për shkak të turmës së madhe, mezi gjenim vend për ta vendosur ballin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1076

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?