Sahihu i Buhariut — Hadithi 1120

1. Nënkapitulli: Namazi i natës

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (o Muhamed)!" (Isra, 79)

1120. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sulejman ibn Ebu Muslimi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ zgjohej natën për t'u falur, thoshte: “Allahume lekel hamdu, ente kajimu semavati vel erdi ve men fihine, ve lekel hamdu leke mulkus semavati vel erdi ve men fihine, ve lekel hamdu ente nuru semavati vel erdi, ve leke hamdu, entel haku ve vadukel haku, ve likauke hakun ve kavluke hakun, vel xhenetu hakun, venaru hakun, ve nebijune hakun, ve Muhamedun ﷺ hakun, ve seatu hakun. Allahume leke eslemtu ve bike amentu ve alejke tevekeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, ve ilejke hakemtu, fagfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve ma esrertu ve ma alentu, ente elmukadimu ve ente elmuahiru, la ilahe ila ente (O Allah! Ty të takon falënderimi, Ti je Kujdestari i qiejve e Tokës dhe ç'ka në to. Ty të takon lavdërimi, Ty të takon sundimi i qiejve e Tokës dhe ç'ka në to. Ty të takon lavdërimi, Ti je Drita e qiejve dhe Tokës. Ty të takon lavdërimi, Ti je i Vërteti, Premtimi Yt është i vërtetë, Takimi me Ty është i vërtetë, Fjala Jote është e vërtetë, Xheneti është i vërtetë, e edhe Zjarri është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë, Muhamedi ﷺ është i vërtetë dhe Kiameti është i vërtetë. O Allah, Ty të jam nënshtruar, në Ty kam besuar, te Ti jam mbështetur dhe te Ti jam kthyer. Me Ty (me argumentet që m'i ke dhënë) e mposht armikun, te Ti gjykohem; andaj m'i fal mëkatet e kaluara, të tashmet, të fshehurat dhe ato publike. Ti je i Pari dhe i Fundit, s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje), - ose ka thënë (në fund): - la ilahe gajruke (s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje).”

Sufjani ka thënë: “Abdulkerim Ebu Umeje shton: “Ve la havle ve la kuvete ila bilah (Nuk ka ndryshim e as fuqi pa Allahun).”

Sufjani ka thënë: “Sulejman ibn Ebu Muslimi e ka dëgjuar nga Tavusi, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1120

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?