19. Namazi i natës

1. Nënkapitulli: Namazi i natës

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (o Muhamed)!" (Isra, 79)

1120. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sulejman ibn Ebu Muslimi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ zgjohej natën për t'u falur, thoshte: “Allahume lekel hamdu, ente kajimu semavati vel erdi ve men fihine, ve lekel hamdu leke mulkus semavati vel erdi ve men fihine, ve lekel hamdu ente nuru semavati vel erdi, ve leke hamdu, entel haku ve vadukel haku, ve likauke hakun ve kavluke hakun, vel xhenetu hakun, venaru hakun, ve nebijune hakun, ve Muhamedun ﷺ hakun, ve seatu hakun. Allahume leke eslemtu ve bike amentu ve alejke tevekeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, ve ilejke hakemtu, fagfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve ma esrertu ve ma alentu, ente elmukadimu ve ente elmuahiru, la ilahe ila ente (O Allah! Ty të takon falënderimi, Ti je Kujdestari i qiejve e Tokës dhe ç'ka në to. Ty të takon lavdërimi, Ty të takon sundimi i qiejve e Tokës dhe ç'ka në to. Ty të takon lavdërimi, Ti je Drita e qiejve dhe Tokës. Ty të takon lavdërimi, Ti je i Vërteti, Premtimi Yt është i vërtetë, Takimi me Ty është i vërtetë, Fjala Jote është e vërtetë, Xheneti është i vërtetë, e edhe Zjarri është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë, Muhamedi ﷺ është i vërtetë dhe Kiameti është i vërtetë. O Allah, Ty të jam nënshtruar, në Ty kam besuar, te Ti jam mbështetur dhe te Ti jam kthyer. Me Ty (me argumentet që m'i ke dhënë) e mposht armikun, te Ti gjykohem; andaj m'i fal mëkatet e kaluara, të tashmet, të fshehurat dhe ato publike. Ti je i Pari dhe i Fundit, s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje), - ose ka thënë (në fund): - la ilahe gajruke (s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje).”

Sufjani ka thënë: “Abdulkerim Ebu Umeje shton: “Ve la havle ve la kuvete ila bilah (Nuk ka ndryshim e as fuqi pa Allahun).”

Sufjani ka thënë: “Sulejman ibn Ebu Muslimi e ka dëgjuar nga Tavusi, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1120

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

2. Nënkapitulli: Vlera e namazit të natës

1121. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri. [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se babai i tij, Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur ndokush shihte ndonjë ëndërr sa ishte Pejgamberi ﷺ gjallë, ia rrëfente atij. Unë shpresoja të shihja ndonjë ëndërr për t'ia rrëfyer të Dërguarit të Allahut ﷺ. Në kohën e të Dërguarit të Allahut kam qenë djalë i ri dhe flija në xhami ﷺ. Atëkohë pashë një ëndërr, sikur dy melekë më morën dhe më dërguan në Zjarr, i cili ishte i ndërtuar sikurse bunari dhe kishte dy mbajtës. Ngaqë aty pashë disa njerëz që i njihja, thashë: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt Zjarrit!” Atëherë na takoi një melek tjetër, i cili më tha: “Mos u frikëso!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1121

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

1122. Nga: Abdullah ibn Omeri

Në vazhdim të hadithit paraprak Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dhe, këtë ëndërr ia rrëfeva Hafsës, e ajo ia tregoi të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast tha: “Sa njeri i mirë është Abdullahu, veç edhe të falej natën!”

Salimi ka thënë: “Pas kësaj, (Abdullahu) flinte fare pak gjatë natës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1122

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Zgjatja e sexhdes në namazin e natës

1123. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ falte (gjatë natës) njëmbëdhjetë rekate. I tillë ishte namazi i tij: rrinte në sexhde pa e ngritur kokën, aq sa dikush prej jush mund të lexojë pesëdhjetë ajete. Falte dy rekate para namazit (farz) të sabahut, e pastaj shtrihej në krahun e djathtë derisa i vinte muezini për namaz.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1123

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4. Nënkapitulli: Lënia e namazit të natës nga i sëmuri

1124. Nga: Xhundub ibn Abdullah Bexheliu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Esvedi se Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u sëmur, andaj nuk fali namaz nate një ose dy net.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1124

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

1125. Nga: Xhundub ibn Abdullah Bexheliu

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Esved ibn Kajsi se Xhundub ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Për një kohë) Pejgamberit ﷺ nuk i vajti Xhibrili ﷺ, andaj një grua kurejshe tha: “I është vonuar shejtani i vet. Atëherë zbriti ajeti: “Betohem në paraditen, betohem në natën kur shtrin errësirën. Zoti yt nuk të ka lënë, e as të ka përbuzur.” (Duha, 1-3)

Referenca: Sahihu i Buhariut 1125

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitulli: Nxitja e Pejgamberit ﷺ për namaz nate dhe nafile, por pa ua detyruar

Pejgamberi ﷺ erdhi tek Fatimja dhe Aliu natën, për namaz.

1126. Nga: Umu Seleme

Ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë Pejgamberi ﷺ u zgjua dhe tha: “Subhanallah! Sa sprova kanë zbritur sonte e sa thesare janë hapur! Kush i zgjon zonjat e shtëpive (gratë e tij, për ta falur namazin e natës)? Sa gra janë të veshura në këtë dynja por të zhveshura në botën tjetër!”1

Referenca: Sahihu i Buhariut 1126

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

1127. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Husejni, e këtij i ka rrëfyer Husejn ibn Aliu se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë dhe Fatimja, bija e Pejgamberit ﷺ, e në atë rast na tha:

- “A nuk po faleni?!”

- O i Dërguari i Allahut, shpirtrat tanë janë në dorën e Allahut. Nëse dëshiron të na zgjojë, na zgjon, - i thashë unë.

Kur e dëgjoi këtë, u largua pa thënë kurrgjë. Pastaj, teksa largohej, godiste kofshën e tij dhe e dëgjova duke thënë: “Por, njeriu është polemizues më tepër se kushdo tjetër.” (Kehf, 54)

Referenca: Sahihu i Buhariut 1127

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1128. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kishte raste kur i Dërguari i Allahut ﷺ linte ndonjë vepër (vullnetare), edhe pse kishte dëshirë ta kryente, nga frika se edhe njerëzit do ta vepronin, e, rrjedhimisht, do t'u obligohej.

Asnjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka falur namazin e duhasë, por unë e fal atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1128

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

1129. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “Një natë i Dërguari i Allahut ﷺ u fal në xhami, e me të u falën edhe disa njerëz. Pastaj, natën vijuese, u fal sërish, e numri i njerëzve u shtua edhe më shumë. Natën e tretë ose të katërt u mblodhën sërish (një numër i madh i njerëzish), por i Dërguari i Allahut ﷺ nuk doli në mesin e tyre. Në mëngjes u tha: “Kam parë ç'keni vepruar (në netët e kaluara). Nuk më pengoi të dal në mesin tuaj asgjë përveç frikës mos po ju bëhet obligim.” Kjo pati ngjarë në Ramazan.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1129

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Ngritja e Pejgamberit ﷺ për të falur namazin e natës

Aishja ka thënë: "(Pejgamberi ﷺ) falej natën, saqë i plasariteshin këmbët."

1130. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Misari, e ky nga Zijadi se Mugire (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ falej natën, saqë i ënjteshin këmbët, - ose ka thënë: kërcinjtë. - E, kur pyetej (rreth kësaj), thoshte: “A të mos jem rob falënderues?!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1130

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7. Nënkapitulli: Fjetja në orët e fundit të natës

1131. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtë e ka lajmëruar Amër ibn Dinari, e këtij i ka treguar Amër ibn Evsi se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “Namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Davudit ﷺ dhe agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Davudit ﷺ. Ai flinte gjysmën e natës, pastaj falej një të tretën dhe flinte një të gjashtën, si dhe një ditë agjëronte e një ditë hante.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1131

Hadithe të ngjashme: Shiko (19)

Fjalë të panjohura?

1132. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdani më ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Eshathi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Mesruku tregon: “E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- Cila vepër ka qenë më e dashur te Pejgamberi ﷺ?

- Ajo që kryhet në vazhdimësi, - iu përgjigj ajo.

- E kur zgjohej (për namaz nate)? - e pyeta.

- Zgjohej kur e dëgjonte gjelin (këndimin e parë të gjelit gjatë natës), - tha ajo.

Muhamed ibn Selami ka thënë: “Na ka rrëfyer Ebu Ahvasi, e ky nga Eshathi (i cili e ka përmendur në vazhdim senedin e njëjtë me atë paraprak, nga Aishja), e cila thotë: “Kur e dëgjonte gjelin, ngrihej dhe falej.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1132

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

1133. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij ia ka përmendur babai i tij, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sa herë që ishte tek unë, syfyri e gjente fjetur (pas përfundimit të namazit të natës), e ka për qëllim Pejgamberin ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1133

Fjalë të panjohura?

8. Nënkapitulli: Të qëndruarit zgjuar në pjesën e fundit të natës deri në faljen e namazit sabahut

1134. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dhe Zejd ibn Thabiti hëngrën syfyr së bashku. Pasi e përfunduan syfyrin, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe e falën namazin e sabahut.

Katadja thotë: “E kam pyetur Enesin: “Sa kohë kishte mes syfyrit dhe namazit?” Ai tha: “Sa për t'i lexuar pesëdhjetë ajete.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1134

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

9. Nënkapitulli: Zgjatja e qëndrimit në këmbë gjatë namazit të natës

1135. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë u fala me Pejgamberin ﷺ, i cili e zgjati shumë qëndrimin në këmbë, saqë më shkoi mendja për të keq.”

Të pranishmit e pyetën Abdullahun:

- Për çfarë të shkoi mendja?

- Më shkoi mendja të ulem e ta lë Pejgamberin ﷺ”, - tha Abdullahu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1135

Fjalë të panjohura?

1136. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e ky nga Husajni, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1136

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

10. Nënkapitulli: Forma e namazit të Pejgamberit ﷺ dhe numri i rekateve që falte gjatë natës

1137. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një njeri pyeti:

- O i Dërguari i Allahut, si falet namazi i natës?

- “Dy nga dy. Nëse ke frikë se po hyn agimi, fale një rekat vitër”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1137

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

1138. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Namazin e natës Pejgamberi ﷺ e falte trembëdhjetë rekate.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1138

Fjalë të panjohura?

1139. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Musai, e këtij i ka rrëfyer Israili, e ky nga Ebu Husajni, e ky nga Jahja ibn Vethabi se Mesruku tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për namazin e natës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast më tha: “(I falte) shtatë, nëntë ose njëmbëdhjetë (rekate), pa i llogaritur dy rekate (sunet) të sabahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1139

Fjalë të panjohura?

1140. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Handhale, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ, gjatë natës, i falte trembëdhjetë rekate, përfshirë edhe vitrin së bashku me dy rekate (sunet) të sabahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1140

Fjalë të panjohura?

11. Nënkapitulli: Zgjimi i Pejgamberit ﷺ nga gjumi për namaz nate dhe ç'është shfuqizuar nga namazi i natës

Allahu ﷻ thotë: “O ti i mbështjellë (o Muhamed)! Falu gjatë natës, përveç një pjese të vogël të saj, (Falu) gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën, ose shto edhe pak dhe Kuranin lexoje me vëmendje! Ne do të të shpallim ty fjalë të rëndë. E s’ka dyshim se adhurimi i natës është fuqizues dhe fjalë më e qëndrueshme. Meqë ti, me të vërtetë, ditën je shumë i angazhuar.”. (Muzemil, 1-7) Allahu ﷻ thotë: “... Ai e di se ju nuk mund ta llogarisni atë saktësisht, prandaj ju fal juve. Kështu që lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij, prandaj lexoni sa të keni mundësi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer…” (Muzemil, 20)

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "Ibn Abasi ka thënë: “Fjala “نَشَأَ” (neshe'e) e ka kuptimin: “u ngrit (për t'u falur)” në gjuhën abisinase. (d.m.th : shprehja: إِنَّ نَاشِئَةَ اللَّيْلِ (ina nashietel lejli) sipas kësaj e ka kuptimin: "Namazi i natës, adhurimi i natës) Ndërsa, fjala “وِطَاءً (vetae) (sipas një leximi tjetër të ajetit)” e ka kuptimin: është në përputhje (përshtatshmëri, pajtueshmëri) dhe harmoni me leximin e Kuranin. (Pra kuptimi i ajetit sipas këtij leximi është): Namazi i natës më tepër i bashkon dhe e lidh zemrën, gjuhën dhe syrin (dhe mundëson më tepër përqendrim në leximin e Kuranit). Fjala ﴾لِيُوَاطِئُوا﴿ (lijuvatiu) (Teube 37) e ka kuptimin: për të përputhur."

1141. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, gjatë ndonjë muaji, hante (nuk agjëronte), saqë mendonim se nuk do të agjëronte asnjë ditë të tij dhe agjëronte, saqë mendonim se nuk do të hante asnjë ditë të tij. Kur doje ta shihje duke u falur gjatë natës, e gjeje duke u falur, e, kur doje ta shihje fjetur, e gjeje duke fjetur.”

Transmetimin e Muhamed ibn Xhaferit nga Humejdi e ka fuqizuar Sulejmani dhe Ebu Halid Ahmeri nga Humejdi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1141

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

12. Nënkapitulli: Shejtani lidh nyja pas kokës së atij që nuk fal namaz nate

1142. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): “Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!” Nëse (personi) zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja tjetër. Dhe, nëse falet, i zgjidhen të gjitha nyjat, rrjedhimisht gdhihet plot gjallëri dhe i hareshëm, në të kundërtën, gdhihet i brengosur dhe dembel.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1142

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

1143. Nga: Semure ibn Xhundubi

Muemel ibn Hishami na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Aufi, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Semure ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në lidhje me ëndrrën[1] ka thënë: “Ndërkaq, ai, të cilit koka i copëtohej me gur, është ai që e ka mësuar Kuranin, por pastaj e ka braktisur (mësimin e punën sipas tij) dhe i ikte namazi farz për shkak të gjumit (nga neglizhenca).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1143

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

13. Nënkapitulli: Shejtani i urinon në vesh atij që fle dhe nuk e fal namazin (e sabahut)

1144. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri u përmend në prani të Pejgamberit ﷺ, për të cilin u tha: “Ende po fle, sakaq gdhiu, e nuk është ngritur për namaz.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në veshin e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1144

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

14. Nënkapitulli: Duatë dhe namazi në orët e fundit të natës

Allahu i Madhëruar thotë: “Ata flinin pak natën. Dhe në syfyr kërkonin falje.” (Dharijat, 17-18)

1145. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme dhe Ebu Abdullah Egarri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zoti ynë i Lartësuar zbret (ashtu siç i takon Madhërisë së Tij) çdo natë në qiellin e botës, në të tretën e fundit të natës dhe thotë: “A ka kush më lutet Mua, që t'i përgjigjem? A ka kush kërkon nga Unë, e t'i jap? A ka kush kërkon falje prej Meje, e ta fal?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1145

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

15. Nënkapitulli: Fjetja në fillim të natës dhe ngjallja e fundit të saj (me adhurim)

Selmani i ka thënë Ebu Dardait: "Fli! E, kur u bë fundi i natës, i tha: "Zgjohu (të falesh)." Pejgamberi ﷺ tha: “Selmani e ka thënë të vërtetën.”

1146. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe; Gjithashtu Sulejmani më ka treguar se këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Esvedi tregon: “E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) si falej Pejgamberi ﷺ gjatë natës.” Ajo tha: “Në pjesën e parë të natës flinte, ndërsa në pjesën e fundit zgjohej dhe falej, pastaj kthehej në shtratin e tij. Kur muezini e thërriste ezanin, ngrihej. Nëse kishte nevojë (për pastrim), lahej, e, nëse jo, merrte abdes dhe dilte (për namaz).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1146

Fjalë të panjohura?

16. Nënkapitulli: Namazi i Pejgamberit ﷺ gjatë natës, në Ramazan dhe në muajt e tjerë

1147. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani tregon se e pyeti Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ në Ramazan, e në atë rast tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk shtonte më shumë se njëmbëdhjetë rekate, as në Ramazan, as jashtë tij. I falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, pastaj i falte edhe katër, e mos pyet as për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, më pas i falte tri.”

Njëherë e pyeta:

- O i Dërguari i Allahut, a po fle para vitrit?

- “Oj Aishe, sytë më flenë, por zemra ime nuk fle, - u përgjigj ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1147

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

1148. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ duke lexuar (Kuran) ulur gjatë namazit të natës, përveç kur u moshua, e në atë rast lexonte ulur. Kur i mbeteshin edhe tridhjetë ose dyzet ajete, ngrihej, i lexonte ato dhe binte në ruku.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1148

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

17. Nënkapitulli: Vlera e abdesit gjatë natës e ditës dhe vlera e namazit pas çdo abdesi, natën ose ditën

1149. Nga: Ebu Hurejra

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ebu Hajani, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i tha Bilalit në namazin e sabahut: “O Bilal, më trego cila është ajo vepër që ke punuar në Islam e me të cilën më së shumti shpreson (se do të shpërblehesh për të), sepse i kam dëgjuar trokëllimat e nallaneve të tua para meje në Xhenet.” Ai tha: “Nuk kam ndonjë vepër që më bën të shpresoj më shumë përveçse çdoherë kur kam marrë abdes, qoftë ditën, qoftë natën, jam falur aq sa më është bërë rrisk.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1149

Fjalë të panjohura?

18. Nënkapitulli: Teprimi i urryer në adhurim

1150. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hyri (në xhami) dhe pa një litar të lidhur mes dy shtyllave, e në atë rast tha:

- “Ç'është ky litar?''

- Është litari i Zejnebes: kur lodhet (në namaz), mbahet për të, - i thanë.

- “Nuk bën kështu, zgjidheni! Secili prej jush le të falet aq sa mundet e, kur të lodheni, uluni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1150

Fjalë të panjohura?

1151. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua nga fisi benu esed ishte tek unë dhe, kur hyri i Dërguari i Allahut ﷺ, pyeti: “Kush është kjo?” I thashë: “Është filania. Ajo nuk fle gjatë natës. Pastaj përmendi se fal shumë namaz. Rrjedhimisht, Pejgamberi ﷺ (duke mos miratuar) tha: “Ndal! Bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (nga ju), derisa ju të mërziteni (nga veprat).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1151

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

19. Nënkapitulli: Është e urryer të braktisë namazin e natës ai që e ka praktikuar në vazhdimësi

1152. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Abas ibn Husejni na ka thënë: Na ka treguar Mubeshiri, e ky nga Evzaiu. [t]: Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë: “O Abdullah, mos u bëj si filani që falej natën, por më pas e la namazin e natës.”

Hishami ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Ishrini, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Omer ibn Hakem ibn Thevbani, e këtij i ka treguar Ebu Seleme, njëjtë. Transmetimin paraprak e ka fuqizuar Amër ibn Ebu Seleme nga Evzaiu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1152

Hadithe të ngjashme: Shiko (19)

Fjalë të panjohura?

20. Nënkapitull

1153. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Abasi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më ka thënë:

- “Sikur kam dëgjuar që u falke natën dhe agjëruake ditën?”

- Po, ashtu është, - i thashë.

- “Nëse vepron kështu, do të të dobësohen sytë e do të të dërrmohet trupi, ndërkohë ke obligime ndaj vetes dhe familjes sate. Andaj, agjëro e ha dhe falu e fli”, - më tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1153

Hadithe të ngjashme: Shiko (19)

Fjalë të panjohura?

21. Nënkapitulli: Vlera e atij që bën dhikër gjatë zgjimit dhe fal namaz nate

1154. Nga: Ubade ibn Samiti

Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Velidi, e ky nga Evzaiu, e këtij i ka treguar Umejr ibn Hani, e këtij i ka treguar Xhunade ibn Ebu Umeje se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ më ka thënë: “Atij që zgjohet natën dhe thotë: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir. Elhamdulilah ve subhanallah ve la ilahe il-lallah, vallahu ekber. Ve la havle ve la kuvete ila bilah (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Falënderimi i takon Allahut dhe i Lartësuar qoftë Allahu! S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi. S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun), pastaj thotë: “O Allah, më fal mua ose lutet (për diçka), i pranohet. E, nëse merr abdes dhe falet, i pranohet namazi i tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1154

Fjalë të panjohura?

1155. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Hejthem ibn Ebu Sinani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në këshillim e sipër, përmendi të Dërguarin e Allahut ﷺ (se thoshte): “Vëllai juaj nuk thotë fjalë të kota” - kishte për qëllim Abdullah ibn Revahan (poezitë e tij):

I Dërguari i Allahut mes nesh qëndron,

Që në agimin e hershëm Kuranin e lexon.

Pasi qemë të devijuar na mësoi udhëzimin,

Në zemrat tona ka skalitur thellë besimin.

Ajo çfarë ka thënë, do të ndodhë patjetër,

Natën në namaz e kalon, e jo në shtrat i fjetur,

Ndërkohë jobesimtarët dergjen në shtretër.

Transmetimin e Junusit e ka fuqizuar Ukajli nga Zuhriu. Zubejdiu ka thënë: “Më ka rrëfyer Zuhriu, e ky nga Seidi, e ky nga Arexhi, e ky nga Ebu Hurejra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1155

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

1156. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ pashë një ëndërr, sikur po mbaja një copë mëndafshi në dorë, që më dërgonte në cilindo vend të Xhenetit që dëshiroja. Kam parë sikur dy (melekë) më erdhën e donin të më dërgonin në Xhehenem. Ata dy i takoi një melek, e në atë rast tha: “Mos u frikëso, (ndërkohë ju dy) lëreni atë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1156

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

1157. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Hafsa i tregoi Pejgamberit ﷺ njërën nga ëndrrat e mia, e në atë rast ai tha: “Sa njeri i mirë që është Abdullahu, veç edhe të falej natën!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1157

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

1158. Nga: Abdullah ibn Omeri

Nafiu tregon: “Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) falej gjatë natës. Sahabët vazhdimisht ia rrëfenin Pejgamberit ﷺ ëndrrat (sipas të cilave i binte se Nata e Kadrit) ishte në natën e shtatë të dhjetëshit të fundit, e Pejgamberi ﷺ u tha: “Mendoj se ëndrrat tuaja po përputhen me dhjetëshin e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në dhjetëshin e fundit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1158

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

22. Nënkapitulli: Vazhdimësia në faljen e sunetit të sabahut

1159. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Seidi, e ky është Ibn Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Xhafer ibn Rebia, e ky nga Irak Ibn Maliku, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e fali jacinë, pastaj fali tetë rekate, dy rekate të tjera ulur dhe dy rekate mes dy thirrjeve (ezanit dhe ikametit të sabahut). Këto dy të fundit (sunetin e sabahut) nuk i linte asnjëherë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1159

Fjalë të panjohura?

23. Nënkapitulli: Shtrirja në krahun e djathtë për të pushuar pas dy rekateve të sunetit të sabahut

1160. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Ebu Esvedi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ i falte dy rekate (sunet) të sabahut, shtrihej në krahun e djathtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1160

Fjalë të panjohura?

24. Nënkapitulli: Kalimi i kohës pas dy rekateve sunet të sabahut duke biseduar dhe jo duke pushuar

1161. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Bishr ibn Hakemi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Salim Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ falej sunetin e sabahut, nëse isha zgjuar, bisedonte me mua, e, nëse jo, shtrihej, derisa thirrej ikameti për namaz.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1161

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

25. Nënkapitulli: Transmetimet rreth namazeve vullnetare që pohojnë se duhen falur dy nga dy

Kjo është transmetuar edhe (si fjalë apo vepër e) Amarit, Ebu Dherrit, Enesit, Xhabir ibn Zejdit, Ikrimes dhe Zuhriut. Jahja ibn Seid Ensariu thotë: "Të gjithë dijetarët që i kam takuar në vendin tonë (Medine), jepnin selam pas çdo dy rekateve nafile gjatë ditës."

1162. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Mevali, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ na e mësonte namazin istihare siç na mësonte sure kuranore. Thoshte: “Kur dikush nga ju vendos të bëjë ndonjë punë me rëndësi, le t'i falë dy rekate vullnetare, pastaj le të thotë: "Allahume ini estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike, ve eseluke min fadlikel adhim. Fe ineke takdiru ve la akdiru, ve talemu ve la alemu, ve ente alamul gujub. Allahume, in kunte talemu ene hadhel emra hajrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, - ose ka thënë: axhili emri ve exhilihi, - fakdurhu li ve jesirhu li thume barik li fihi. Ve in kunte talemu ene hadhel emra sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti amri, - ose ka thënë: fi axhili emri ve exhilihi, - fasrifhu ani vesrifni anhu vakdur lije elhajra hajthu kane thume ardini bihi.” (O Allah, me diturinë Tënde kërkoj të më orientosh në më të mirën, me fuqinë Tënde kërkoj mundësi! Kërkoj të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam, Ti di, kurse unë nuk di, Ti i di fshehtësitë. O Allah, nëse e di se kjo punë është e mirë për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - ma mundëso këtë, ma lehtëso dhe më beko në të! E, nëse e di se kjo punë është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - largoje atë prej meje dhe mua prej saj, ma cakto të mirën, kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të!) Ka thënë: "Dhe gjatë lutjes e parashtron kërkesën e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1162

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

1163. Nga: Ebu Katade Sulemiu

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Seidi, e ky nga Amir ibn Abdullah ibn Zubejri, e ky nga Amër ibn Sulejm Zurakiu se Ebu Katade ibn Ribij Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush hyn në xhami, të mos ulet pa i falur dy rekate.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1163

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

1164. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ na i fali dy rekate dhe shkoi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1164

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

1165. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ kam falur dy rekate para drekës, dy rekate pas drekës, dy rekate pas xhumasë, dy rekate pas akshamit dhe dy rekate pas jacisë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1165

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1166. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ademi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte duke ligjëruar në hutbe, ka thënë: “Nëse dikush prej jush vjen (në xhami) kur imami është duke ligjëruar, - ose ka thënë: ka dalë për hutbe, - le t'i falë dy rekate.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1166

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

1167. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sejf ibn Sulejman Mekiu se Muxhahidi transmeton se dikush shkoi tek Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në shtëpi dhe i tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ hyri brenda në Qabe.

Ibn Omeri tregon: “Shpejtova dhe e takova të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili sapo kishte dalë, dhe Bilalin, i cili po qëndronte në këmbë te dera (e Qabesë). E pyeta:

- O Bilal, a u fal i Dërguari i Allahut ﷺ (brenda Qabesë)?

- Po, - m'u përgjigj ai.

- Ku?

- Mes këtyre dy shtyllave, pastaj doli e i fali edhe dy rekate përballë derës së Qabesë, - tha Bilali.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më ka porositur për dy rekatet e duhasë.”

Itbani tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri më erdhën kur dielli u ngrit lart në kupën e qiellit (paradite), e në atë rast ne u rreshtuam pas tij dhe i fali dy rekate.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1167

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

26. Nënkapitulli: Biseda pas dy rekateve të sunetit të sabahut

1168. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ i falte dy rekate, nëse isha zgjuar, bisedonte me mua, e, nëse jo, shtrihej.”

(Ali ibn Abdullahu ka thënë:) I thashë Sufjanit: “Dikush (prej transmetuesve) e përmend sunetin e sabahut këtu. Ashtu është, - më tha Sufjani.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1168

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

27. Nënkapitulli: Kujdesi i shtuar në vazhdueshmërinë e sunetit të sabahut dhe emërtimi i tij si namaz nafile

1169. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Bejan ibn Amri na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai, e ky nga Ubejd ibn Umejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ për asnjë namaz sunet nuk tregonte kujdes të madh e të vazhdueshëm sikurse për dy rekatet sunet të sabahut.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1169

Fjalë të panjohura?

28. Nënkapitulli: Çfarë lexohet në dy rekatet e sunetit të sabahut?

1170. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ, gjatë natës, i falte trembëdhjetë rekate, pastaj, kur e dëgjonte ezanin e sabahut, i falte dy rekate të shkurtra.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1170

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

1171. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga halla e tij Amra, nga Aishja se Pejgamberi ﷺ tregon; [t]: Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Jahja Ibn Seidi, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i falte aq shkurt dy rekatet para namazit të sabahut, saqë thosha në vete: “Vallë, e lexoi Fatihanë?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1171

Fjalë të panjohura?

29. Nënkapitulli: Sunetet pas farzeve

1172. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ i kam falur dy rekate para drekës, dy rekate pas drekës, dy rekate pas akshamit, dy rekate pas jacisë dhe dy rekate pas xhumasë. Këto të akshamit dhe jacisë i falte në shtëpinë e vet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1172

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1173. Nga: Hafsa bint Omeri

Abdullah ibn Omeri ka thënë: “Hafsa, motra ime (Allahu qoftë i kënaqur me të!), më ka treguar se Pejgamberi ﷺ i falte dy rekate të shkurtra pas agimit. Gjatë kësaj kohe (para agimi) nuk hyja te Pejgamberi ﷺ.”

Ibn Ebu Zinadi transmeton nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu (e ky nga Ibn Omeri se ka thënë: (Dy rekate) pas jacisë te familja e tij (në vend të: në shtëpinë e vet). Transmetimin e Ubejdullahut nga Nafiu hadithin paraprak e ka fuqizuar Kethir ibn Ferkadi dhe Ejubi nga Nafiu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1173

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

30. Nënkapitulli: Mosfalja e suneteve pas farzeve

1174. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar Xhabir Ebu Shaëthain se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Me të Dërguarin e Allahut ﷺ i kam falur tetë rekate rresht (drekën dhe ikindinë, duke i ndarë me selam) dhe shtatë rekate rresht (akshamin dhe jacinë, duke i ndarë me selam).

Amri iu drejtua Ebu Shaëthait:

- Mendoj se e ka vonuar drekën (deri në fund të kohës së saj) dhe e ka përshpejtuar ikindinë (duke e falur në fillim të kohës së saj). E ka vonuar akshamin dhe e ka përshpejtuar jacinë (ashtu siç e ka vepruar me drekën dhe ikindinë).

- Ashtu mendoj edhe unë, - ia ktheu Ebu Shaëthai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1174

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

31. Nënkapitulli: Namazi i duhasë në rast udhëtimi

1175. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Teube se Muverriku ka thënë: “E kam pyetur Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): “A e fal namazin e duhasë?

- Jo, - m'u përgjigj.

- Po Omeri?

- Jo.

- Po Ebu Bekri?

- Jo.

- Po Pejgamberi ﷺ?

- Nuk ma merr mendja, - ma ktheu ai.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1175

Fjalë të panjohura?

1176. Nga: Umu Hani bint Ebu Talibi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra se Abdurrahman ibn Ebu Lejla ka thënë: “Askush nuk na ka treguar se e ka parë Pejgamberin ﷺ duke e falur namazin e duhasë, përveç Umu Hanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ajo ka treguar se ditën e Çlirimit të Mekës Pejgamberi ﷺ hyri në shtëpinë e saj, u pastrua dhe i fali tetë rekate (gjatë paradites). Nuk kam parë namaz më të shkurtër se ky, megjithëqë e plotësonte rukunë dhe sexhden.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1176

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

32. Nënkapitulli: Ai që nuk e fal namazin e duhasë, por e konsideron se lejohet të falet

1177. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e falur namazin e duhasë, por unë e fal atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1177

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

33. Nënkapitulli: Falja e namazit të duhasë në shtëpi

Këtë e ka transmetuar Itban ibn Maliku nga Pejgamberi ﷺ.

1178. Nga: Ebu Hurejra

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e këtij i ka treguar Abas Xhurejriu, e ky është Ibn Ferruhu, e ky nga Ebu Othman Nehdiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I dashuri im (Pejgamberi ﷺ) më ka porositur për tri gjëra, të cilat nuk i lë deri në vdekje:

1. Agjërimin e tri ditëve në çdo muaj,

2. Namazin e duhasë,

3. Vitrin para gjumit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1178

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

1179. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Enes ibn Sirini se Enes ibn Malik Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ensar shtatmadh iu ankua Pejgamberit ﷺ: “Nuk po arrij të falem me ty (në xhami me xhemat). Kështu, përgatiti një drekë për Pejgamberin ﷺ dhe e ftoi në shtëpinë e tij. I shtroi një hasër, të cilën e pastroi me ujë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i fali dy rekate në të.

Një burrë i familjes Xharudi e pyeti Enesin:

- A e falte Pejgamberi ﷺ namazin e duhasë?

- Nuk e kam parë asnjëherë duke e falur, përveç asaj dite”, - tha Enesi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1179

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

34. Nënkapitulli: Falja e dy rekateve sunet para farzit të drekës

1180. Nga: Abdullah ibn Omeri

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Nga Pejgamberi ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare): dy rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij, dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para farzit të sabahut. Gjatë kësaj kohe nuk hynim te Pejgamberi ﷺ (në shtëpinë e tij).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1180

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1181. Nga: Hafsa bint Omeri

Abdullah ibn Omeri tregon: “Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka thënë: “Kur agonte mëngjesi dhe kur thirrej ezani, Pejgamberi ﷺ i falte dy rekate.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1181

Fjalë të panjohura?

1182. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ibrahim ibn Muhamed ibn Munteshiri, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ asnjëherë nuk i linte katër rekate para drekës dhe dy para sabahut.

Transmetimin e Shuëbes e kanë fuqizuar Ibn Ebu Adiu dhe Amri.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1182

Fjalë të panjohura?

35. Nënkapitulli: Falja e namazit nafile para farzit të akshamit

1183. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Husejni, e ky nga Ibn Burejde se Abdullah Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Faluni para namazit të akshamit.” Herën e tretë ka thënë: “Kush të dëshirojë”, nga frika se njerëzit do ta konsideronin sunet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1183

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

1184. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu

Abdullah ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Jezid ibn Ebu Habibi se Merthed ibn Abdullah Jezeniu ka thënë: “Shkova tek Ukbe ibn Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i thashë:

- A të të tregoj diçka për Ebu Temimin, që do të të çuditë? Ai i fal dy rekate para namazit të akshamit.

- Kështu i falnim edhe ne në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, - m'u përgjigj Ukbe.

- Po tani, pse nuk i fal? - e pyeta.

- Për shkak të angazhimeve, - tha ai.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1184

Fjalë të panjohura?

36. Nënkapitulli: Falja e namazeve nafile me xhemat

Këtë e kanë përmendur Enesi dhe Aishja nga Pejgamberi ﷺ.

1185. Nga: Mahmud ibn Rabi Ensariu

Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ibn Shihabi se Mahmud ibn Rebi Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, që nga fëmijëria e mbante në mend të Dërguarin e Allahut ﷺ. I kujtohet kur ai e kishte spërkatur në shtëpinë e tyre me ujë që kishte marrë prej një kove.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1185

Fjalë të panjohura?

1186. Nga: Itban ibn Malik Ensariu

Mahmudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Itban ibn Malikun, i cili kishte marrë pjesë në Luftën e Bedrit së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke rrëfyer: “Ua falja namazin popullit tim, beni salimëve. Në mes meje dhe tyre ishte një luginë dhe, kur binte shi (vërshonte uji), më vështirësohej rruga për në xhami.” Kështu, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Unë e kam shikimin të dobët e, kur bie shi, uji vërshon në luginën që gjendet mes meje dhe popullit tim, kështu që e kam të vështirë ta përshkoj. Prandaj, kam dëshirë, o i Dërguari i Allahut, të vish tek unë e të falesh në shtëpinë time, që ta shfrytëzoj si vendfalje. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Do të vij.”
Në mesditë, Pejgamberi ﷺ erdhi së bashku me Ebu Bekrin. Pejgamberi ﷺ kërkoi leje për të hyrë, andaj unë i dhashë leje. Me të hyrë në shtëpi, ende pa u ulur, pyeti: “Në cilën pjesë të shtëpisë dëshiron të falem?” I bëra me shenjë drejt një pjese të shtëpisë, ku dëshiroja të falesha. Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe e shqiptoi tekbirin për t'u falur, ndërsa ne u rreshtuam mbrapa tij. I fali dy rekate e dha selam, ashtu vepruam edhe ne, dhamë selam pas tij. Pastaj e ndala për një ushqim me mish, gatuar enkas për të.
Burrat e lagjes dëgjuan se i Dërguari i Allahut ﷺ gjendej në shtëpinë time, andaj disa prej tyre erdhën dhe u grumbulluan në shtëpi.
Njëri prej tyre tha:
- Ku është Maliku (Ibn Duhajshini)? Nuk po e shoh.
- Ai është hipokrit, nuk e do as Allahun, as të Dërguarin e Tij, - tha një tjetër.
- “Mos fol ashtu! A nuk e dini se ai thotë: “La ilahe il-lallah”, fjalë kjo me të cilën synon kënaqësinë e Allahut?” - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
- Allahu dhe Pejgamberi e dinë më së miri, porse betohem në Allahun se, sa herë e shohim, shoqërohet dhe bisedon me hipokritët, - tha burri në fjalë.
- “Allahu ia ka ndaluar Zjarrit (ta djegë) atë që thotë “la ilahe il-lallah”, fjalë kjo me të cilën kërkon kënaqësinë e Allahut”, - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
Mahmudi vazhdon: “Këtë gjë ua tregova disave, në mesin e të cilëve ishte edhe Ebu Ejubi, shoku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, që ka vdekur në ekspeditë (në rrethimin e Stambollit). Udhëheqës e kishin Jezid ibn Muaviun. Ebu Ejubi e kontestoi atë që tregova dhe tha: “Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka thënë këtë që e thua ti!” Kjo më shqetësoi shumë, andaj u zotova në Allahun se, nëse do të kthehesha prej kësaj beteje dhe nëse do ta gjeja Itban ibn Malikun gjallë në xhaminë e popullit të tij, do ta pyesja për këtë. Kur u ktheva, udhëtova për haxh ose umre, derisa arrita në Medinë. Shkova te benu salimët, ku e takova Itbanin, i cili ishte plak dhe i verbër, duke i prirë popullit të vet në namaz. Kur e përfundoi namazin, e përshëndeta e i tregova kush isha dhe e pyeta për këtë hadith, e në atë rast ma tregoi (hadithin) sikurse herën e parë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1186

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

37. Nënkapitulli: Falja e namazeve nafile në shtëpi

1187. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi dhe Ubejdullahu, e këta nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Falni një pjesë të namazeve (vullnetare) në shtëpitë tuaja, e mos i shndërroni ato në varreza.”

Transmetimin e Ejubit e ka fuqizuar Abdulvehabi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1187

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?